Aeroplanët luftarak F-16 me sistem të ri

Aeroplanët luftarak F-16 me sistem të ri
Një sistem i ri elektronik për identifikimin automatik të aeroplanëve miqësorë dhe atyre armiqësorë ka përfunduar me sukses testimet ushtarake dhe është miratuar për përdorim në aeroplanët luftarakë F-16. Sistemi, i zhvilluar nga kompania amerikane BAE Systems, quhet AN/APX-127(V)1 Combined Interrogator Transponder dhe kombinon dy funksione në një pajisje. Qëllimi i tij është të zvogëlojë […]

Një sistem i ri elektronik për identifikimin automatik të aeroplanëve miqësorë dhe atyre armiqësorë ka përfunduar me sukses testimet ushtarake dhe është miratuar për përdorim në aeroplanët luftarakë F-16.

Sistemi, i zhvilluar nga kompania amerikane BAE Systems, quhet AN/APX-127(V)1 Combined Interrogator Transponder dhe kombinon dy funksione në një pajisje. Qëllimi i tij është të zvogëlojë rrezikun që pilotët të hapin zjarr gabimisht ndaj aeroplanëve aleatë.

Kur piloti i një F-16 zbulon një aeroplan të panjohur në radar, sistemi i dërgon atij një kërkesë të koduar për identifikim përmes sinjalit radio.

Nëse aeroplani i përket një shteti aleat ose një vendi anëtar të NATO-s, sistemi i tij e merr sinjalin, e deshifron dhe kthen një përgjigje të koduar, shkruajnë mediat.

Nëse përgjigjja është e saktë, avioni identifikohet automatikisht si miqësor në ekranin e pilotit. Nëse përgjigjja mungon ose kodi nuk përputhet, avioni shënohet si i panjohur ose si kërcënim i mundshëm.

BAE Systems e ka projektuar pajisjen si zëvendësim të drejtpërdrejtë të sistemeve më të vjetra të identifikimit që përdoren në F-16 në vende të ndryshme të botës. Kjo mundëson modernizimin e aeroplanëve ekzistues pa pasur nevojë për zhvillimin e një sistemi krejtësisht të ri.

Sistemi mundëson gjithashtu që F-16 të verifikojë identitetin e avionëve të tjerë dhe njëkohësisht të konfirmojë identitetin e vet kur pyetet nga avionët e forcave aleate.

Teknologjia synon të rrisë sigurinë në situatat kur në të njëjtën hapësirë ajrore ndodhen shumë aeroplanë dhe të reduktojë mundësinë e identifikimit të gabuar të një aeroplani aleat si armik. /Telegrafi/

Lexo edhe

Anglia mposht sërish Çekinë, Kane shënon dygolësh në natën historike

Anglia mposht sërish Çekinë, Kane shënon dygolësh në natën historike

PDK-ja e pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon si kundërkandidate Eliza Hoxhën

PDK-ja e pranon Shiroka-Pulën për presidente, propozon si kundërkandidate Eliza Hoxhën

Hamza me grupin parlamentar shkojnë në sallën e seancave plenare

Hamza me grupin parlamentar shkojnë në sallën e seancave plenare

Aeroplanët luftarak F-16 me sistem të ri | Momenti