Modelja e njohur, Adrola Dushi, njëherësh partnerja e reperit Capital T, ka mbështetur vendimin e këtij të fundit për t’u tërhequr përkohësisht nga koncertet gjatë këtij viti.
Gjatë ditës së djeshme, reperi bëri të ditur se këtë vit kishte vendosur të merrte një pauzë nga koncertet, ndërsa “Wine & Stories of Berat” ishte koncerti i vetëm i tij gjatë këtij viti.

Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Capital T tha se kjo shkëputje ishte e nevojshme për të, jo vetëm për arsye profesionale, por edhe personale. Në të njëjtën kohë, ai konfirmoi rikthimin e tij të fuqishëm në skenën muzikore.

Një prej arsyeve që ndikuan në këtë vendim lidhej edhe me situatën dhe realitetin që po përjeton shoqëria. Reperi theksoi se muzika dhe festa nuk mund të ekzistojnë krejtësisht të shkëputura nga realiteti që na rrethon.
Vendimin e partnerit të saj e ka mbështetur edhe Adrola Dushi, e cila publikoi në “story” disa prej shkrimeve të Capital T dhe i shoqëroi me një mesazh të veçantë.
“Ky është partneri im. Shumë krenare!”, shkroi modelja.
The post Adrola Dushi reagon pas vendimit të Capital T për pauzë nga koncertet appeared first on Insajderi.




