Abdixhiku takohet me dy senatorët amerikanë, kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në

Abdixhiku takohet me dy senatorët amerikanë, kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në

Abdixhiku takohet me dy senatorët amerikanë, kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me të cilët ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë takimit ka theksuar nevojën për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, duke e cilësuar forcimin e marrëdhënieve me aleatin amerikan si domosdoshmëri për Kosovën.

Ai ka falënderuar senatorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Në takim theksova nevojën për rikthimin në Dialogun Strategjik me SHBA-në. Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm. Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka vënë theksin te rëndësia e ruajtjes së partneritetit me Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar angazhim konkret për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku takohet me dy senatorët amerikanë, kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Erdogan uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve

Erdogan uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve

Ligji për Specialen diskutohet në Komisionin Evropian: Shkon kundër obligimeve të Kosovës ndaj BE-së

Ligji për Specialen diskutohet në Komisionin Evropian: Shkon kundër obligimeve të Kosovës ndaj BE-së

Çitaku takon senatorët amerikanë: Të vërtetën e UÇK-së do ta mbrojmë gjithmonë!

Çitaku takon senatorët amerikanë: Të vërtetën e UÇK-së do ta mbrojmë gjithmonë!