Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se rikthimi i këtij dialogu është i rëndësishëm për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, integrimin në NATO dhe sigurimin e njohjeve të reja. Ai theksoi se Kosova duhet të ketë një strategji shtetërore për marrëdhëniet me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.
Tahiri bëri të ditur se kërkesa për interpelancë nuk është përfshirë në rendin e ditës së seancës së së hënës. Ai ngriti edhe çështjen e procedurës për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, duke paralajmëruar se, sipas tij, shkeljet procedurale mund ta dërgojnë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Burimi: RTKLive





