Rreth 15 vjet pas krimit të tmerrshëm, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj Adnan Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit.

Siç raportohet aktakuza e ngritur më 22 tetor tashmë është dorëzuar në gjykatën Themelore.
Përmes kësaj dosjeje, prokuroria e ngarkon Jasharin me dy vepra penale: atë të vrasjes dhe mbajtjes në pronësi të armëve pa leje.
Diana Kastrati u vra më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare. Edhe pse ajo i kishte kërkuar institucioneve një urdhër mbrojtës emergjent ndaj ish-bashkëjetuesit të saj, shteti dështoi t’i ofronte mbrojtjen e nevojshme.
Burimi: Insajderi




