Zidane nuk i kursen lëvdatat për yllin e Belgjikës: Është një lojtar cilësor

Zidane nuk i kursen lëvdatat për yllin e Belgjikës: Është një lojtar cilësor
Zinedine Zidane ka lavdëruar mesfushorin e Chelseat, Romeo Lavia, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Francës dhe Belgjikës. Edhe pse Franca triumfoi me rezultat 4-1 në Paris, legjenda e Real Madridit nuk ngurroi të veçonte cilësitë teknike të 22-vjeçarit belg. Belgjika kaloi në epërsi në pjesën e parë, kur […]

Zinedine Zidane ka lavdëruar mesfushorin e Chelseat, Romeo Lavia, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Francës dhe Belgjikës.

Edhe pse Franca triumfoi me rezultat 4-1 në Paris, legjenda e Real Madridit nuk ngurroi të veçonte cilësitë teknike të 22-vjeçarit belg.

Belgjika kaloi në epërsi në pjesën e parë, kur Dodi Lukebakio realizoi pas një asistimi spektakolar të Lavias. Vizitorët arritën ta ruanin avantazhin për afro një orë, duke frustruar vendasit, por një fund dramatik i takimit ndryshoi gjithçka.

Franca barazoi në minutën e 77-të përmes Lucas Da Cunha, ndërsa vetëm katër minuta më vonë Michael Olise përmbysi rezultatin.

Desire Doue më pas shfrytëzoi hapësirat e krijuara në mbrojtjen belge dhe realizoi dy herë në kohën shtesë, duke i siguruar Francës fitoren dhe kreun e Grupit A1.

Zidane pranoi se fokusi i tij kryesor ishte te lojtarët e Francës, por asistimi i Lavias për golin e Lukebakios i bëri përshtypje të veçantë.

“Unë nuk e ndoqa individualisht paraqitjen e tij, sepse po përqendrohesha te lojtarët e mi, por më pëlqeu shumë pasimi i tij”.

“E pashë përsëri në dhomën e zhveshjes gjatë pushimit, gjatë analizës. Është një lojtar cilësor”, deklaroi Zidane./Telegrafi/

Lexo edhe

Përfundon restaurimi i Kullës së Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

Përfundon restaurimi i Kullës së Pjetër Prenkpalajt në Zym të Hasit

Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE

Hungaria heq veton ndaj negociatave të Ukrainës për anëtarësim në BE

Koci e dërgoi çështjen në Kushtetuese, Cakolli tregon nëse “rrezikon” Presidenten e re

Koci e dërgoi çështjen në Kushtetuese, Cakolli tregon nëse “rrezikon” Presidenten e re

Zidane nuk i kursen lëvdatat për yllin e Belgjikës: Është një lojtar cilësor | Momenti