13 asete kulturore në mbrojtje të përkohshme

13 asete kulturore në mbrojtje të përkohshme

13 asete kulturore në mbrojtje të përkohshme

Sipas njoftimit të ministres, lista përfshin lokalitete arkeologjike, kala, kulla, shtëpi historike, si dhe komplekse industriale e familjare, të cilat dëshmojnë periudha të ndryshme historike dhe mënyra të jetesës në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Në mesin e aseteve të përfshira në listë janë kompleksi industrial i Tulltores në Prishtinë, Gjyteti i Gjyrgjedellit në Kaçanik, Kalaja e Dafinës në Rahovec, Kulla e Asllanit në Tërdec të Drenasit, shtëpia muze e Latif Berishës në Mitrovicën e Veriut, si dhe kompleksi i familjes Çollaku në Zym të Prizrenit.

Sponsor 3M Express

Ky proces synon identifikimin dhe vlerësimin e aseteve me vlera historike e kulturore, me qëllim të përfshirjes së tyre në mekanizmat përkatës të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Përfshirja në listën e mbrojtjes së përkohshme përbën një hap në ruajtjen e këtyre aseteve dhe të vlerave që ato përfaqësojnë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara