Një burrë nga Uellsi, i cili raportohet të jetë më i moshuari në vend, ka festuar ditëlindjen e tij të 107-të, duke ia atribuar jetëgjatësinë një jete të thjeshtë dhe ushqimit që ka konsumuar ndër vite.

Owen Filer, nga Cwmbran, thotë se nuk ekziston ndonjë sekret i veçantë për të jetuar gjatë, përveçse të jetosh shëndetshëm dhe të mos e teprosh me ushqimin.
“Gjithmonë kam punuar. Nuk ka asnjë sekret, thjesht duhet të jetosh siç duhet. Nuk kam ngrënë kurrë më shumë seç duhet. Jam ushqyer me peshk dhe patate të skuqura”, ka thënë ai, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
I lindur në vitin 1919, Filer shërbeu në ushtrinë britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ka katër fëmijë, 10 nipër e mbesa dhe 15 stërnipër e stërmbesa.
Me rastin e ditëlindjes, veterani u nderua për shërbimin e tij ushtarak dhe festoi me familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë.
Pavarësisht moshës së tij, Filer vazhdon ta nisë ditën me përkushtim, duke u veshur me kujdes dhe duke ruajtur rutinën e përditshme.
Miku i tij, Darren Foote, e përshkroi si një njeri të thjeshtë dhe të dashur, nga i cili të gjithë mund të mësojnë diçka për mënyrën se si duhet jetuar jeta./Klankosova.tv




