100,000 nënshkrime, populli vendos për pagat minimale në Zvicër

100,000 nënshkrime, populli vendos për pagat minimale në Zvicër

100,000 nënshkrime, populli vendos për pagat minimale në Zvicër

Një aleancë e sindikatave dhe partive të majta në Zvicër ka dorëzuar më shumë se 100 mijë nënshkrime për referendum kundër ndryshimit të rregullave që do t’u lejonte marrëveshjeve kolektive të punës të tejkalojnë pagat minimale të përcaktuara nga kantonet dhe komunat.

Sponsor 3M Express

Ndryshimi ligjor, i miratuar nga Parlamenti zviceran gjatë verës, parashikon që pagat minimale të përcaktuara nga kantonet ose komunat të mos zbatohen për të gjithë punëtorët në sektorët ku ekzistojnë marrëveshje kolektive të punës të shpallura përgjithësisht të detyrueshme.

Kjo ka shkaktuar reagim të fortë nga sindikatat dhe Partia Socialdemokrate e Zvicrës (SP), të cilat e konsiderojnë ndryshimin si kërcënim për pagat dhe për kompetencat e kantoneve.

Mbi 100 mijë nënshkrime për referendum

Komiteti kundër ndryshimit, i përbërë nga dy organizatat kryesore sindikale, SGB dhe Travail.Suisse, si dhe SP-ja dhe të Gjelbrit, ka dorëzuar më 7 tetor në Kancelarinë Federale më shumë se 100 mijë nënshkrime.

Kjo nënkupton se çështja do të mund të shkojë në referendum dhe qytetarët zviceranë do të kenë fjalën e fundit për ndryshimin e ligjit. Sipas sindikatave, reforma prek veçanërisht punëtorët në sektorët me paga të ulëta, si gastronomia, pastrimi, parukeritë, puna përmes agjencive të punësimit, furrat dhe kasapët.

Sindikatat: Do të preken veçanërisht gratë

Sindikatat argumentojnë se ndryshimi do të dobësonte mbrojtjen e punëtorëve me paga të ulëta. Presidentja e Unia-s, Vania Alleva, theksoi se rreth dy të tretat e personave që përfitojnë nga pagat minimale janë gra dhe paralajmëroi se dobësimi i pagave minimale do të ndikonte edhe në barazinë gjinore.

Në qendër të kritikave është edhe çështja e kompetencave të kantoneve dhe komunave.
Në disa pjesë të Zvicrës, votuesit kanë miratuar përmes referendumit lokal paga minimale që vlejnë për të gjithë punëtorët. Kjo vlen, ndër të tjera, në Gjenevë dhe Neuchâtel, si dhe në qytetet Cyrih dhe Winterthur.

Çfarë ndryshon ligji?

Sipas reformës së miratuar nga Parlamenti, një marrëveshje kolektive e punës e shpallur përgjithësisht e detyrueshme mund të ketë përparësi ndaj pagës minimale të përcaktuar nga kantoni.

Kjo do të thotë se punëtorët në një sektor të mbuluar nga një marrëveshje e tillë mund të mos përfitojnë më nga paga minimale kantonale nëse ajo është më e lartë se paga e përcaktuar në marrëveshjen kolektive.

Parlamenti ka parashikuar një periudhë mbrojtjeje për pagat minimale që tashmë ekzistojnë. Ato nuk do të ulen menjëherë, por sipas sindikatave, në të ardhmen nuk do të mund të përshtaten më në të njëjtën mënyrë me rritjen e kostos së jetesës.

Kundërshtime edhe nga Qeveria

Ndryshimi nuk është kundërshtuar vetëm nga e majta politike.

Edhe Qeveria Federale zvicerane ka dalë kundër reformës, duke argumentuar se ajo bie ndesh me kompetencat kushtetuese të kantoneve për përcaktimin e pagave minimale.

Edhe kantonet kanë shprehur kritika ndaj ndryshimit.

Në Parlament, përkrahësit e reformës kanë argumentuar se rregullat e reja janë të nevojshme për të krijuar një kornizë të qartë për marrëdhëniet mes marrëveshjeve kolektive dhe pagave minimale të përcaktuara në nivel kantonal ose komunal. Tash, pas mbledhjes së më shumë se 100 mijë nënshkrimeve, vendimi përfundimtar i takon qytetarëve zviceranë.

Lexo edhe

Rama dhjetëfishon pensionin e 117-vjeçares, Qamile Marra

Rama dhjetëfishon pensionin e 117-vjeçares, Qamile Marra

Arda Turan pranë stolit të Turqisë

Arda Turan pranë stolit të Turqisë

Dërguti: Presioni i protestës ndikoi në votimin e Ligjit për Specialen dhe presidenten (VIDEO)

Dërguti: Presioni i protestës ndikoi në votimin e Ligjit për Specialen dhe presidenten (VIDEO)

100,000 nënshkrime, populli vendos për pagat minimale në Zvicër | Momenti