By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kuvendi dhe Qeveria mund të formohen shpejt, zgjedhja e presidentit mund të zvarritet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kuvendi dhe Qeveria mund të formohen shpejt, zgjedhja e presidentit mund të zvarritet
TOP Momenti

Kuvendi dhe Qeveria mund të formohen shpejt, zgjedhja e presidentit mund të zvarritet

Momenti
Published: June 29, 2026

Procesi i formimit të institucioneve të reja në Kosovë pritet të nisë gjatë muajit korrik,menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Ekspertët e çështjeve kushtetuese vlerësojnë se këtë herë ka më shumë gjasa që Kuvendi dhe Qeveria të konstituohen pa vonesa. Megjithatë, sipas tyre, zgjedhja e presidentit mund të përballet me zvarritje për shkak të mungesës së konsensusit politik.

Your browser does not support the video tag.

Njohësit paralajmërojnë se çdo bllokadë institucionale do ta thellonte pasigurinë politike në vend.

Në javën e parë të korrikut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, çka do t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja. Me t’u certifikuar rezultatet, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu mund ta thërras seancën konstituive, e në të njëjtën ditë, të konstituohet edhe Kuvendi edhe Qeveria.

Njohës të fushës shprehen optimist se kësaj radhe nuk do të ketë bllokim të institucioneve.

“Çështja e përsëritjes së krizës së kaluar të konstituimit të Kuvendit nuk do të duhej që të ndodhë për arsye që tashmë të gjitha rrugët apo bllokimet kushtetuese të cilat kanë ndodhur më herët janë të qarta dhe se nuk ka mundësi për bllokime. Tashmë i kemi afatet e qarta brenda të cilave duhet që të konstituohet Kuvendi, e kemi të qartë faktin që kryetari i Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar të Kuvendit. Pra, vetëm nëse subjektet politike kanë vullnet më të madh që ta bllokojnë Kuvendin e Republikës sesa ta zhbllokojnë atë”, tha për RTK-në Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Sipas analistit Adrian Zeqiri, duke marrë parasysh qëndrimet e subjekteve politike, Kuvendi e Qeveria do të zgjidhen me kohë, por që zgjedhja e presidentit mund të zvarritet.

“Këto pozicione na çuan në zgjedhje herën e kaluar dhe, në bazë të asaj që po shohim, nuk ka ndryshim nga asnjëra palë për sa i përket këtyre pozicioneve. Edhe unë mendoj se do të ketë themelim të Kuvendit, do të ketë themelim të Qeverisë së re, dhe situata do të zvarritet ose nëpërmjet procedurave, ose nëpërmjet përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese”, tha Adrian Zeqiri, njohës i politikës.

Bllokimi i institucioneve, sipas njohësve, e dërgon vendin drejt krizave të reja. “Skenari i zgjedhjeve të reja nga subjektet politike nuk duhet as që të jetë opsion për arsye të këtyre dëmeve të cilat i kemi pasur dhe krizave të cilat jemi duke u përballur me to. Vendi ynë ka pasur më shumë se pesë palë zgjedhje së fundmi, dhe këto zgjedhje janë jashtëzakonisht shumë sfiduese për demokracinë”, shtoi Kolshi.

“E kemi parë në zgjedhjet e fundit që ka qenë një pjesëmarrje jashtëzakonisht e ulët e qytetarëve rezidentë. Do të thotë, mos të flasim për të gjitha dëmet që i shkaktohen Kosovës edhe në nivelin e ekonomisë së brendshme”, nënvizoi në anën tjetër Zeqiri.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë ditë më parë se posa të certifikohen rezultatet, do të nisin diskutimet për themelimin e institucioneve./RTK/

You Might Also Like

Deliu-Kodra: Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet, s’ndalemi deri në reflektim
Fetoshi: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia dëshmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit
1.7 milion udhëtarë këtë muaj në Aeroportin e Rinasit, Rama: Rekordi i një dite mbi 60 mijë
Kur duhet të ndaloni së fjeturi në shpinë gjatë shtatzënisë?
“Këndi i Debatit” 28.08.2026

LEXO GJITHASHTU

Pjesë të Prishtinës pa ujë të pijshëm, punohet për mënjanimin e defektit
Pjesë të Prishtinës pa ujë të pijshëm, punohet për mënjanimin e defektit
TOP Momenti
Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it
Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it
TOP Momenti
​BE për qëndrimin e Serbisë ndaj Mladiqit: Glorifikimi i kriminelëve të luftës në kundërshtim me vlerat themelore evropiane
​BE për qëndrimin e Serbisë ndaj Mladiqit: Glorifikimi i kriminelëve të luftës në kundërshtim me vlerat themelore evropiane
TOP Momenti
Policia ekstradon dy të kërkuar
Policia ekstradon dy të kërkuar
TOP Momenti
Universiteti i Tiranës në retreat-in diplomatik të organizuar në Dibër
Universiteti i Tiranës në retreat-in diplomatik të organizuar në Dibër
TOP Momenti

You Might Also Like

Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re
TOP Momenti

Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re

August 29, 2026
BE shpreh “keqardhje të thellë” për vendimin e KGJK-së për gjyqtarët serbë
TOP Momenti

BE shpreh “keqardhje të thellë” për vendimin e KGJK-së për gjyqtarët serbë

August 28, 2026
Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
TOP Momenti

Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së

August 28, 2026
Gara: Aktualisht kemi edhe 1,564 persona për fatin e të cilëve nuk dihet
TOP Momenti

Gara: Aktualisht kemi edhe 1,564 persona për fatin e të cilëve nuk dihet

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?