By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti: U bë mirë që u konstituua Kuvendi, tani duhet të formohet Qeveria
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti: U bë mirë që u konstituua Kuvendi, tani duhet të formohet Qeveria
TOP Momenti

Kurti: U bë mirë që u konstituua Kuvendi, tani duhet të formohet Qeveria

Momenti
Published: September 13, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur kënaqësinë e tij pas përfundimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti e ka cilësuar konstituimin e Kuvendit si një arritje, ndërsa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme ta votojë kandidaten e PDK-së, Vlora Çitakun, për postin e nënkryetares, në momentin që kjo parti propozon sërish kandidaturën.

Your browser does not support the video tag.

“U bë mirë që u konstituua Kuvendi. Nënkryetari i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Në çdo moment që janë të gatshëm ta propozojnë zonjën Vlora Çitaku, ne menjëherë do ta votojmë”, tha Kurti.

Ai uroi deputetët për përmbylljen e procesit të konstituimit dhe theksoi se tani procesi institucional duhet të vazhdojë me formimin e Qeverisë.

Kurti krahasoi kohën e nevojshme për konstituimin e Kuvendit me legjislaturën paraprake, duke thënë se kësaj here procesi përfundoi brenda rreth tre muajsh nga zgjedhjet.

“Përafërsisht tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit u konstituua Kuvendi i Republikës për legjislaturën e tetë, ndërkaq ju e dini që në vitin e kaluar janë dashur tetë muaj nga zgjedhjet që të konstituohet Kuvendi. Nga tetë muaj tash e kishim tre muaj. Natyrisht do të ishte më mirë që të bëhej edhe më herët, por urime të gjithëve, se megjithatë është një arritje, e cila tash duhet të vazhdojë me formim të Qeverisë”, u shpreh Kurti.

Ai përsëriti se LVV-ja është e gatshme të votojë Çitakun për nënkryetare, duke theksuar se posti i takon PDK-së. /Telegrafi/

You Might Also Like

LVV propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë
Cakolli ngre pikëpyetje për konstituimin e Kuvendit: Duhet të dërgohet sa më parë në Gjykatën Kushtetuese
Zjarrfikësit shuan dy zjarre të mëdha në Strumicë
Haxhiu pas konstituimit të Kuvendit: Pozita e nënkryetarit nga PDK-ja mbetet e rezervuar
Pas konstituimit të Kuvendit, raportohet se sot mbahet seanca për Qeverinë

LEXO GJITHASHTU

Kurti shkon në Presidencë pasi u propozua për mandatar: Më ftoi Haxhiu
Kurti shkon në Presidencë pasi u propozua për mandatar: Më ftoi Haxhiu
Lajme
Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re menjëherë pasi LVV e quan të konstituuar Kuvendin
Kurti propozohet për mandatar për formimin e qeverisë së re menjëherë pasi LVV e quan të konstituuar Kuvendin
Lajme
Gjendet sërish kokainë në banesën e “të tmerrshmit të Beratit” në Greqi
Gjendet sërish kokainë në banesën e “të tmerrshmit të Beratit” në Greqi
Lajme
Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës
Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës
Lajme
Nënkryetarja e re e Kuvendit, dekane e universitetit paralel serb, thoshte se serbët në Kosovë vuajnë si në kohën e Perandorisë Osmane
Nënkryetarja e re e Kuvendit, dekane e universitetit paralel serb, thoshte se serbët në Kosovë vuajnë si në kohën e Perandorisë Osmane
Lajme

You Might Also Like

Rama për testin PISA: Shqipëria e nisi nga fundi, sot jemi të parët në matematikë
TOP Momenti

Rama për testin PISA: Shqipëria e nisi nga fundi, sot jemi të parët në matematikë

September 13, 2026
Qeveria sot do të mbajë seancë për ulje të TVSH-së së derivateve nga 18 në 10 përqind
TOP Momenti

Qeveria sot do të mbajë seancë për ulje të TVSH-së së derivateve nga 18 në 10 përqind

September 13, 2026
Shala pas zgjedhjes nënkryetar: Qëndrimin e ndryshoi LVV-ja, jo unë
TOP Momenti

Shala pas zgjedhjes nënkryetar: Qëndrimin e ndryshoi LVV-ja, jo unë

September 13, 2026
Murati: Gjykata Kushtetuese ia dha Listës Serbe nënkryetarin, jo LVV-ja – prioriteti ynë është presidenti
TOP Momenti

Murati: Gjykata Kushtetuese ia dha Listës Serbe nënkryetarin, jo LVV-ja – prioriteti ynë është presidenti

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?