By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti: RTK-ja duhet të ketë zgjidhje afatgjatë financiare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti: RTK-ja duhet të ketë zgjidhje afatgjatë financiare
TOP Momenti

Kurti: RTK-ja duhet të ketë zgjidhje afatgjatë financiare

Momenti
Published: June 7, 2026




Foto: Laura Hasani





Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se beson në RTK dhe në ndërmarrjet publike, dhe se do të përpiqet të zgjidhen problemet që ka tani ky medium televiziv.

Your browser does not support the video tag.


Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, tha se RTK-ja është adresa e Kuvendit të Kosovës, por se edhe në të kaluarën ka pasur raste kur është mbështetur nga ky televizion.

Your browser does not support the video tag.


Kurti: RTK-ja duhet të ketë zgjidhje afatgjatë financiare, transmetuesi publik “histori suksesi”


Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se çështja e financimit të transmetuesit publik duhet të trajtohet përmes institucioneve dhe Kuvendit të Kosovës, me qëllim sigurimin e një zgjidhjeje afatgjatë.


Ai tha se beson në rolin e ndërmarrjeve dhe shërbimeve publike, përfshirë edhe Radio Televizionin e Kosovës (RTK).


“Unë besoj në ndërmarrjet publike, besoj në shërbimin publik, besoj në Radio Televizionin e Kosovës”, deklaroi Kurti.


Kurti shtoi se zgjidhja e çështjeve financiare të transmetuesit publik duhet të bëhet në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.


“Ekziston tashmë një adresë, dhe ky është Kuvendi i Republikës”, tha ai, duke theksuar se RTK është “llogaridhënës ndaj Kuvendit të Republikës, jo ndaj Qeverisë”.


Ai shtoi se në praktikë ka pasur bashkëpunim mes institucioneve ekzekutive dhe menaxhmentit të RTK-së për gjetjen e zgjidhjeve.


“Udhëheqja e lartë menaxheriale e Radio Televizionit të Kosovës ka bashkëpunuar me Qeverinë e Republikës së Kosovës për të gjetur zgjidhje kreative”, u shpreh Kurti.


Në fund të intervistës, Kurti u ndal edhe te transmetimi i Kampionatit Botëror të Futbollit nga RTK-ja, duke e vlerësuar si arritje për transmetuesin publik. “RTK edhe Vala janë sinonim të Republikës sot”, tha ai.


I pyetur për preferencat në futboll, Kurti u shpreh se nuk ka një ekip të preferuar për turneun.


“Meqenëse nuk janë as Kosova e as Shqipëria, nuk mund të kem ndonjë preferencë të lartë”, deklaroi ai, duke qeshur.


source

You Might Also Like

​U nda nga jeta regjisori i RTK-së, Robert Bacaj
“Ju ftoj për durim”, Abdixhiku reagon sërish mes presionit për dorëheqje
Përplasjet në LDK – shtohet presoni ndaj Abdixhikut për dorëheqje
LDK në Ferizaj krah Abdixhikut, Azemi kritikon kërkesat për dorëheqje
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 24-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

You Might Also Like

Prokuroria Speciale drejt aktakuzës për masakrën e familjes Jashari në Prekaz
TOP Momenti

Prokuroria Speciale drejt aktakuzës për masakrën e familjes Jashari në Prekaz

June 23, 2026
Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, flet Haziri: S’na kanë zënë në befasi
TOP Momenti

Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, flet Haziri: S’na kanë zënë në befasi

June 23, 2026
Protestë para Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Hapësinor, aktivistët kërkojnë kushte më të rrepta për lejen e re të “Usjes”
TOP Momenti

Protestë para Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Hapësinor, aktivistët kërkojnë kushte më të rrepta për lejen e re të “Usjes”

June 23, 2026
AAK analizon zgjedhjet, Gjini paralajmëron forcim të strukturave
TOP Momenti

AAK analizon zgjedhjet, Gjini paralajmëron forcim të strukturave

June 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?