By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti priti në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti priti në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris
TOP Momenti

Kurti priti në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris

Momenti
Published: May 26, 2026









Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, dr. Frederique Duversin.

Your browser does not support the video tag.


Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti e falënderoi dr. Duversin për përkushtimin e saj shumëvjeçar ndaj Kosovës dhe për kontributin në promovimin e kulturës kosovare në Francë.


“Ai vlerësoi angazhimin e saj të vazhdueshëm që nga vitet ’90, si dhe mbështetjen që ajo u ka dhënë artistëve, studentëve dhe studiuesve të rinj kosovarë përmes krijimit të mundësive për zhvillim akademik e kulturor në Francë. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe arsimit, përmes shkëmbimeve akademike, rezidencave artistike dhe promovimit të artistëve, regjisorëve, shkrimtarëve dhe muzikantëve kosovarë në Francë dhe në hapësirën frankofone”, thuhet në njoftim.


Po ashtu, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me muze, biblioteka, universitete dhe shkolla arti franceze, si një bazë e mirë për zgjerimin e mëtejmë të rrjetit të bashkëpunimit përmes Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris.


Në takim, sipas njoftimit, u ritheksua rëndësia e diplomacisë kulturore në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe nevoja për vazhdimin e mbështetjes ndaj promovimit të kulturës, artit dhe bashkëpunimit akademik të Kosovës në hapësirën frankofone.


source

You Might Also Like

​Urat i lidhin popujt, edhe policia duhet të largohet sikur KFOR-i
Koci: Deklarimet e Vuçiqit nuk janë retorikë boshe, të merret seriozisht
Yndyrat, lloji i tyre dhe etiketimi në produkt i vajit të palmës? Shpjegon nutricistja Albulena Shabani Ilazi
Maqedonia është ndër vendet me shkallën më të lartë të përdorimit të duhanit në Evropë
Deklarata e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhjes së lumit Ibër, BE: Nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

LEXO GJITHASHTU

Pa marrëveshje, pa seancë: Ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re
Pa marrëveshje, pa seancë: Ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re
Lajme
“Nuk e ndeza unë, dikush ishte aty para meje”, dëshmia e të dyshuarit për zjarrin në Krujë
“Nuk e ndeza unë, dikush ishte aty para meje”, dëshmia e të dyshuarit për zjarrin në Krujë
Lajme
Trepça ndërpret marrëdhënien e punës me dy punëtorë, katër të tjerë ndëshkohen me masa disiplinore
Trepça ndërpret marrëdhënien e punës me dy punëtorë, katër të tjerë ndëshkohen me masa disiplinore
Lajme
Zvicra mbetet nën vapë, sot priten disa stuhi lokale
Zvicra mbetet nën vapë, sot priten disa stuhi lokale
Lajme
Katari optimist: Ka përparim për rihapjen e Hormuzit
Katari optimist: Ka përparim për rihapjen e Hormuzit
Lajme

You Might Also Like

Pesë specializime në programin e Muzikës Moderne në UBT, studio në nivelin Bachelor në programin e parë të këtij lloji në Kosovë
TOP Momenti

Pesë specializime në programin e Muzikës Moderne në UBT, studio në nivelin Bachelor në programin e parë të këtij lloji në Kosovë

August 11, 2026
Maqedonia e Veriut emëron ambasadorët e rinj në në Kajro, Oslo, Athinë e Budapest
TOP Momenti

Maqedonia e Veriut emëron ambasadorët e rinj në në Kajro, Oslo, Athinë e Budapest

August 11, 2026
Llazarov pas kallëzimit penal nga LSDM për Gostivarin: Le të përgjigjen çka kanë bërë kur kanë qenë kompetentë
TOP Momenti

Llazarov pas kallëzimit penal nga LSDM për Gostivarin: Le të përgjigjen çka kanë bërë kur kanë qenë kompetentë

August 11, 2026
Kërkohet paraburgim për tre të pandehurit pas përleshjes në Gjakovë ku një person u plagos me armë
TOP Momenti

Kërkohet paraburgim për tre të pandehurit pas përleshjes në Gjakovë ku një person u plagos me armë

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?