By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti prezanton projektet për katër hekurudha dhe pesë diga gjatë takimit me Odën Tregtare Kosovaro-Turke
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti prezanton projektet për katër hekurudha dhe pesë diga gjatë takimit me Odën Tregtare Kosovaro-Turke
TOP Momenti

Kurti prezanton projektet për katër hekurudha dhe pesë diga gjatë takimit me Odën Tregtare Kosovaro-Turke

Momenti
Published: May 25, 2026









Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një mëngjes pune të organizuar nga Oda Tregtare Kosovaro Turke, ku prezantoi projektet infrastrukturore dhe ekonomike që, sipas tij, synojnë zhvillimin e vendit dhe forcimin e lidhjeve rajonale.

Your browser does not support the video tag.


Image


Your browser does not support the video tag.

Në takim morën pjesë edhe ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, ministrja në detyrë e Industrisë Mimoza Kusari-Lila, si dhe zëvendësministri në detyrë i Ekonomisë, Getoar Mjeku.


Në fjalën hyrëse, Kurti falënderoi Turqinë për mbështetjen ndaj Kosovës dhe theksoi raportet mes dy vendeve. “Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyeshme”, citohet të ketë thënë ai në njoftim.


Kryeministri në detyrë foli edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. “Kryeministri në detyrë Kurti foli me theks të veçantë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes të Republikës së Kosovës, përkatësisht prodhimin e municionit”, thuhet në komunikatë.


Gjatë takimit, Kurti prezantoi edhe planet për ndërtimin e katër linjave të reja hekurudhore. Sipas njoftimit, ai shpalosi “fillimin e ndërtimit të hekurudhës Gjakovë-Shkodër, në kuadër të asaj Prishtinë-Durrës”, si dhe “përfundimin e linjës hekurudhore 10, Han i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë – Leshak”.


Po ashtu, ai përmendi edhe “projektimin e linjës Prizren – Ferizaj – Gjilan – Bujanoc”, si dhe “përgatitjen e asaj Prishtinë – Aeroport”.


Në takim u diskutua edhe për projektet ujore, ku Kurti foli për ndërtimin e pesë digave të reja në Firajë, Pollatë, Kuçicë, Dragaçinë dhe Desivojcë.


source

You Might Also Like

Turqia kërkon përsëritjen e ndeshjes me Paraguain
Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin dypalësh dhe mbajnë konsultime politike në Vjenë
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor para versionit përfundimtar, një pjesë e madhe e zgjidhjeve janë harmonizuar
Janevska: Do ta optimizojmë rrjetin shkollor pa i pushuar mësuesit nga puna
Franca – Norvegjia, mund të pezullohet

You Might Also Like

​Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujton në ditën e lindjes akademikun Rexhep Qosja
TOP Momenti

​Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujton në ditën e lindjes akademikun Rexhep Qosja

June 25, 2026
​Aktorja Fatlume Bunjaku u zgjodh anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
TOP Momenti

​Aktorja Fatlume Bunjaku u zgjodh anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit

June 25, 2026
Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?
TOP Momenti

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

June 25, 2026
Vazhdon ngritja profesionale e oficerëve të FSK-së
TOP Momenti

Vazhdon ngritja profesionale e oficerëve të FSK-së

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?