By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti paralajmëron bisedime e analistët thonë se fati i Abdixhikut është i lidhur me to
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti paralajmëron bisedime e analistët thonë se fati i Abdixhikut është i lidhur me to
Lajme

Kurti paralajmëron bisedime e analistët thonë se fati i Abdixhikut është i lidhur me to

Momenti
Published: August 3, 2026

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar se gjatë javës që po vjen, mund të ketë diçka konkrete sa i përket një marrëveshjeje me Lidhjen Demokratike. 

Sipas kryetarit të Vetëvendosjes, 6 gushti duhet t’i gjejë partitë e përgatitura për formim të institucioneve. 

Your browser does not support the video tag.

“Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, tha Kurti. 

Më 6 gusht është caktuar seanca për inaugurimin e legjislaturës XI. 

Për t’u konstituuar kuvendi, duhet zgjedhur kryetari dhe pesë nënkryetarët e institucionit ligjvënës. 

Këtë hap, LVV-ja mund ta kalojë vetëm me partitë e komuniteteve jo-shqiptare. Megjithatë edhe Kurti, por edhe zyrtarë të LDK-së janë shprehur të interesuar që të lidhin marrëveshje. 

Sipas analistit politik Afrim Kasolli, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku të enjten i mbijetoi shkarkimit edhe për shkak se zyrtarëve brenda strukturave të partisë ua kishte ofruar pushtet.

Kasolli tha se ky është kalkulim edhe i rrezikshëm, edhe i gabueshëm i Abdixhikut, pasi fatin e tij politik e ka vënë në duart e Kurtit.

“Po ashtu t’ju ofrojë mundësinë strukturave të LDK-së një pjesë të saj që të katapultohen në institucionet qendrore të pushtetit, dhe nëse dështon t’i mbajë këto zotime atëherë mund t’i rikthehet në bumerang edhe arsyeja pse ky ia doli që të rikonfirmohet edhe njëherë si lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sepse shpresat dhe fatin e tij politik në masë të madhe e ka varur në duart e Albin Kurtit”, tha Kasolli. 

Në Kuvendin që e rikonfirmoi Abdixhikun kryetar të partisë, u mor vendimi që i obligon të zgjedhurit e partisë të kontribuojnë në formimin e institucioneve të reja të shtetit dhe që të veprojnë konform secilit vendim të strukturave të partisë. 

Deputetja e zgjedhur Janina Ymeri ka dhënë mesazhin të shtunën se obligimi është kundërkushtetues. Ajo ka publikuar në Facebook pikën e parë të nenit 70 të Kushtetutës, që thotë se deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.

E para Kuvendit të LDK-së, deputetët e zgjedhur Avdullah Hoti dhe Ermal Sadiku kanë thënë se partia duhet të jetë opozitë ndaj Vetëvendosjes

Sipas analistit Kasolli, negociatat e Kurtit vetëm me LDK-në, por jo edhe PDK-në, mund të jenë kalkulim i tij në dëm të partisë së Abdixhikut. 

“Orientimi i Kurtit vetëm nga bashkëbisedimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila tashmë e ka ofertën e saj identike sikur Partia Demokratike e Kosovës, ndarjen e tri pozitave kryesore shtetërore, më tepër ka të bëjë vetëm me ekspozimin gjithnjë e më të madh tash e tutje të përçarjeve brenda këtij subjekti politik dhe të shfajësimit të tij para qytetarëve të Kosovës se me gjithë angazhimin dhe vullnetin e tij për partneritet me Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo nuk qe e mundur për shkak të fajit që i takojnë partisë së tretë në Kuvendin e Kosovës”, tha Kasolli. 

Para se të hynte në takim me Kurtin, të mbajtur para 3 javësh, kryetari i Partisë Demokratike Bedri Hamza pati thënë se nuk kanë vija të kuqe të bashkëpunimit. Por pasi takimi përfundoi, tha se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë. /Koha.net

The post Kurti paralajmëron bisedime e analistët thonë se fati i Abdixhikut është i lidhur me to appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Studio Nutricion dhe Fitnes në UNI – Universum International College me Program Amerikan Fuqizuar nga Arizona State University
Kolona deri në 500 metra në Muçibabë, pritje më të gjata në Dheu i Bardhë
89 vjet jetë, nëna e ish-presidentit Thaçi sot feston ditëlindjen
Italia propozon në BE zgjerimin e modelit shqiptar për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm
80 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, shqiptohen 1918 gjoba

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Nën kërcënimin e thikës, një burri në Gjakovë i grabiten 50 euro
Lajme

Nën kërcënimin e thikës, një burri në Gjakovë i grabiten 50 euro

August 3, 2026
U paraqit në stacion policor për një rast tjetër, gruaja shtyn zyrtarin policor e bën sjellje agresive
Lajme

U paraqit në stacion policor për një rast tjetër, gruaja shtyn zyrtarin policor e bën sjellje agresive

August 3, 2026
Drama në Rahovec: U ndalën për të larguar një pengesë në rrugë, përballen me grabitës të armatosur
Lajme

Drama në Rahovec: U ndalën për të larguar një pengesë në rrugë, përballen me grabitës të armatosur

August 3, 2026
Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
Lajme

Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?