By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete mike dhe partnere
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete mike dhe partnere
TOP Momenti

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete mike dhe partnere

Momenti
Published: September 24, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, në New York, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, me fokus në avancimin e projekteve të përbashkëta.

“Katër javë më parë ishim bashkë në nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa sot me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u takuam në New York në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se gjatë takimit kanë vazhduar diskutimet për bashkëpunimin në infrastrukturë dhe energji, duke theksuar rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për realizimin e tunelit Prizren-Tetovë.

“Vazhduam bisedën për bashkëpunimin në infrastrukturë e në energji, përkatësisht për avancimin e projekteve të përbashkëta. Theksova rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për tunelin Prizren-Tetovë, si projekt me rëndësi të veçantë për qytetarët, sikurse edhe për zhvillimin e turizmit dhe ekonomitë e të dyja vendeve”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar edhe për zbatimin e marrëveshjes për thëngjillin.

“U pajtuam të vazhdojmë punën për realizimin e këtyre projekteve, të cilat kontribuojnë në ndërlidhjen rajonale dhe sigurinë energjetike”, ka shkruar Kurti.

Në fund, kryeministri Kurti ka theksuar raportet ndërmjet dy vendeve.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përveçse fqinje, janë shtete mike dhe partnere, me interesa të përbashkëta për paqe, siguri, zhvillim dhe integrim euroatlantik”, ka përfunduar ai./teve1.info/

source

You Might Also Like

Numër i madh i qytetarëve edhe në natën e 8-të protestës kundër vendimi të Speciales
Mehmeti: BE-ja drejt zhbërjes si Jugosllavia – lufta në Evropë ka filluar
Përfundon nata e tetë e protestës kundër vendimit të Speciales
Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni
Behajdin Allaqi: Çfarë dihet për zhdukjen e tij dhe çfarë konstatoi Gjykata Speciale

LEXO GJITHASHTU

Gashi thotë se Kushtetuesja e ka kursyer LVV-në që Qeveria të mos shpallej jokushtetuese
Gashi thotë se Kushtetuesja e ka kursyer LVV-në që Qeveria të mos shpallej jokushtetuese
Lajme
“Jo në emrin tim”, nata e tetë e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
“Jo në emrin tim”, nata e tetë e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Lajme
Prezantohet Motorola Signature 27
Prezantohet Motorola Signature 27
TOP Momenti
Kurti takohet me Mickoskin në New York, diskutojnë tunelin Prizren-Tetovë dhe projektet energjetike
Kurti takohet me Mickoskin në New York, diskutojnë tunelin Prizren-Tetovë dhe projektet energjetike
Lajme
Ramabaja: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së është dështim i qeverive në Prishtinë dhe Tiranë
Ramabaja: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së është dështim i qeverive në Prishtinë dhe Tiranë
Lajme

You Might Also Like

“InfoNata” 23.09.2026
TOP Momenti

“InfoNata” 23.09.2026

September 24, 2026
U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari
TOP Momenti

U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

September 24, 2026
Demaku: S’pres vullnet nga LVV-ja për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale
TOP Momenti

Demaku: S’pres vullnet nga LVV-ja për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

September 24, 2026
Beqiri: Besojmë 100 për qind se aktgjykimi nuk do të konfirmohet në Apel
TOP Momenti

Beqiri: Besojmë 100 për qind se aktgjykimi nuk do të konfirmohet në Apel

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?