By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?
TOP Momenti

Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?

Momenti
Published: May 12, 2026

Zërat se burimi i parë i hantavirusit ishte një landfill mbeturinash në Ushuaia është hedhur poshtë nga shkencëtarët e Tierra del Fuego. A2 CNN shkruan se me zbarkimin dhe nisjen e karantinës për pasagjerët e anijes turistike MV Hondius, janë rikthyer pyetjet mbi origjinën e shpërthimit të hantavirusit që po shqetëson botën. Ku u infektua “pacienti zero”, holandezi i apasionuar pas vëzhgimit të shpendëve, i cili u sëmur pak ditë pas hipjes në anije dhe vdiq më 11 prill?

Pesë muaj udhëtim para imbarkimit

70-vjeçari Leo Schilperoord kishte udhëtuar për pesë muaj me bashkëshorten e tij përpara se të hipte në MV Hondius. Çifti kishte mbërritur në Argjentinë më 27 nëntor 2025 dhe kishte bërë udhëtime me makinë në Argjentinë, Kili dhe Uruguai, përpara se të mbërrinte në Tierra del Fuego, rajoni jugor nga ku anija u nis më 1 prill 2026.

Deri tani nuk ka siguri se si ai u infektua me virusin e Andeve, një variant i hantavirusit që qarkullon në disa zona të Kilit dhe Argjentinës. OBSH po heton mundësinë që infektimi të ketë ndodhur përpara hipjes në anije. Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, çifti kishte vizituar zona ku jeton lloji i minjve që shërben si rezervuar i virusit.

Hipoteza e landfillit në Ushuaia

Javën e kaluar, Associated Press raportoi se autoritetet argjentinase po shqyrtonin mundësinë që çifti të ishte afruar pranë një landfilldi në Ushuaia, i mbushur me brejtës dhe i frekuentuar nga zogj grabitqarë që ushqehen me ta.

Sipas kësaj teorie, turisti holandez mund të ketë thithur grimca nga jashtëqitjet e brejtësve të infektuar, veçanërisht nga një lloj miu që konsiderohet bartës i hantavirusit të Andeve që gjendet te pasagjerët e anijes së infektuar.

Mohimi i autoriteteve lokale

Autoritetet shëndetësore të Tierra del Fuego e kanë minimizuar këtë teori. Juan Facundo Petrina, drejtori i epidemiologjisë dhe shëndetit mjedisor në provincë, deklaroi se në këtë rajon nuk është regjistruar asnjë rast hantavirusi që nga viti 1996.

Sipas tij, në Tierra del Fuego nuk jeton lloji i brejtësit që mbart virusin e Andeve, i cili gjendet rreth 1500 kilometra më në veri, në Patagoni. Për më tepër, kushtet klimatike të rajonit nuk favorizojnë mbijetesën e virusit dhe izolimi gjeografik i provincës e bën të vështirë mbërritjen e brejtësve bartës.

Ku mund të ketë ndodhur infektimi?

Sipas analizës së periudhës së inkubacionit, infektimi mund të ketë ndodhur mes 16 shkurtit dhe 13 marsit, shumë javë para mbërritjes së çiftit në Ushuaia. Dyshohet se ata mund të jenë infektuar gjatë qëndrimit në zonat malore të Patagonisë, në provincat Chubut, Neuquén ose Río Negro.

Autoritetet argjentinase po kryejnë teste te brejtësit përgjatë itinerarit të udhëtimit të çiftit holandez për të identifikuar burimin e mundshëm të transmetimit.

Megjithatë, ekspertët nuk e përjashtojnë plotësisht mundësinë që infektimi të ketë ndodhur në Tierra del Fuego, pasi ndryshimet klimatike dhe ekologjike mund të ndikojnë në përhapjen e specieve bartëse të virusit.

Nga korriku 2025, Argjentina ka regjistruar 101 raste me hantavirus dhe 32 viktima. Në periudhën 2024-2025 u regjistruan 64 raste dhe 14 vdekje, ndërsa në 2023-2024 kishte pasur 82 raste dhe 13 viktima.

The post Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
“Dosja 23” në Zubin Potok – 9 të arrestuarit për krime lufte ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët

LEXO GJITHASHTU

Kosova kthehet me këmbë në tokë, mposhtet në Austri
Kosova kthehet me këmbë në tokë, mposhtet në Austri
Lajme
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë
Lajme
Dy incidente me të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur
Dy incidente me të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur
Lajme
Aksident me motor në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari
Aksident me motor në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari
TOP Momenti
Mëngjese të ftohta e temperatura maksimale deri në 23 gradë gjatë ditës, moti gjatë javës sipas IHK’së
Mëngjese të ftohta e temperatura maksimale deri në 23 gradë gjatë ditës, moti gjatë javës sipas IHK’së
Lajme

You Might Also Like

Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022
TOP Momenti

Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022

September 27, 2026
Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
TOP Momenti

Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi

September 27, 2026
Duhet t’i përfshini këto tre lloje frutash në dietën tuaj këtë vjeshtë
TOP Momenti

Duhet t’i përfshini këto tre lloje frutash në dietën tuaj këtë vjeshtë

September 27, 2026
Vendi planifikon të marrë 1.3 miliardë euro borxh në tregun ndërkombëtar gjatë vitit 2027
TOP Momenti

Vendi planifikon të marrë 1.3 miliardë euro borxh në tregun ndërkombëtar gjatë vitit 2027

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?