By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë
TOP Momenti

KQZ: Procesi i votimit me postë u zhvillua me transparencë të plotë

Momenti
Published: June 19, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë me një sqarim lidhur me organizimin e votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës, pas shqetësimeve të ngritura në publik. Në një komunikatë të publikuar të enjten në mbrëmje, KQZ ka shpjeguar procedurat e ndjekura për regjistrimin e votuesve, dërgimin dhe pranimin e fletëvotimeve, si dhe masat e sigurisë të zbatuara gjatë gjithë procesit.

KQZ ka sqaruar se, në përmbushje të detyrimeve që dalin nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e votimit jashtë Kosovës, si fizikisht në përfaqësitë diplomatike ashtu edhe përmes postës.

Sipas KQZ-së, procesi i regjistrimit të votuesve jashtë vendit është shoqëruar me masa të veçanta sigurie.

Your browser does not support the video tag.

“KQZ është kujdesur që procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës të përmbushë disa aspekte sigurie, në mesin e të cilave është fotografimi i aplikuesit derisa mban dhe njëkohësisht prezanton dokumentin e tij të identifikimit”, thuhet në sqarim.

Institucioni zgjedhor ka bërë të ditur se çdo votues i regjistruar me sukses për votim me postë ka pranuar në adresën elektronike një dëftesë regjistrimi me të dhëna unike, dokument që është i domosdoshëm për verifikimin e vlefshmërisë së pakos me fletëvotim.

Your browser does not support the video tag.

KQZ ka rikujtuar se për votimin në përfaqësitë diplomatike janë miratuar 30 qendra votimi, përkatësisht 17 ambasada dhe 13 konsullata, ndërsa për votimin përmes postës janë hapur kuti postare në 22 shtete të ndryshme, përveç kutisë së përhershme postare në Kosovë.

Në sqarim thuhet se, që nga Zgjedhjet Lokale 2025, votuesve të regjistruar u dërgohet fletëvotimi i shtypur nga vetë KQZ-ja, i cili përmban elemente të ndryshme sigurie.

“Kjo praktikë, edhe përkundër kohës së shkurtër në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, është ndjekur në dy proceset e fundit zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura në dhjetor dhe qershor”, thuhet në komunikatë.

Më tej, KQZ ka shpjeguar procedurat për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë Kosovës, duke theksuar se për këtë proces janë autorizuar zyrtarët e përfaqësive diplomatike dhe janë njoftuar rregullisht vëzhguesit e akredituar.

“Sipas kësaj procedure, pas tërheqjes së pakove me fletëvotime, ato evidentohen brenda objektit të postës dhe vendosen në thasë, të cilët mbyllen me lidhëse të sigurisë dhe shiritin e sigurisë”, ka bërë të ditur KQZ.

Institucioni zgjedhor ka sqaruar se thasët me pakot e tërhequra janë ruajtur në dhomat e sigurisë të përfaqësive diplomatike deri në dorëzimin tek operatori për transport drejt Kosovës si dërgesë diplomatike.

Sa i përket procesit të vlerësimit të pakove pas mbërritjes në Kosovë, KQZ ka thënë se ai është zhvilluar në prani të vëzhguesve të akredituar dhe përfaqësuesve të subjekteve politike.

“Vëzhguesit e subjekteve politike kanë qenë prezentë pothuajse gjatë gjithë kohës kur është bërë hapja e thasëve dhe vlerësimi i zarfeve, dhe nuk kanë paraqitur asnjë vërejtje gjatë këtij procesi”, thuhet në sqarim.

KQZ ka bërë të ditur se zarfet janë hapur vetëm për qëllime verifikimi të dëftesës së regjistrimit dhe se të gjitha fletëvotimet që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara me rregullore janë procesuar për numërim.

Në fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka theksuar se i gjithë procesi është zhvilluar me transparencë të plotë dhe nën vëzhgimin e organizatave të akredituara.

“Gjatë procesit të votimit përmes postës, tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare, vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe numërimit të tyre, KQZ nuk ka pranuar ndonjë ankesë dhe nuk është shënuar ndonjë vërejtje nga vëzhguesit e organizatave të akredituara”, përfundon sqarimi.

source

You Might Also Like

Lekaj: LVV nuk po bashkëpunon me partitë, po e mban bllokuar formimin e institucioneve
Kriza politike, Zulfaj: Kosova pritet t’i humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes
Rezultatet e intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit
Toshkovski: Edhe gjatë fluksit të madh nëpër pikat kufitare, nuk do të pritet më shumë se një orë
Osmani: Kosova dhe SHBA-ja, partneritet i pathyeshëm

You Might Also Like

Specialja shtyn sërish datën e shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
TOP Momenti

Specialja shtyn sërish datën e shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

July 1, 2026
Profesori i ekonomisë: Rritja e pagës minimale mund të shtojë punësimin ilegal
TOP Momenti

Profesori i ekonomisë: Rritja e pagës minimale mund të shtojë punësimin ilegal

July 1, 2026
Haradinaj në Gllogjan pret delegacion amerikan, nderon Daniel Serwer dhe Mario Marquez me medalje
TOP Momenti

Haradinaj në Gllogjan pret delegacion amerikan, nderon Daniel Serwer dhe Mario Marquez me medalje

July 1, 2026
Gjykimi për rastin “Pulse” vazhdoi sot me paraqitjen e provave nga ISHT, seanca e radhës më 6 korrik
TOP Momenti

Gjykimi për rastin “Pulse” vazhdoi sot me paraqitjen e provave nga ISHT, seanca e radhës më 6 korrik

July 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?