By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​“Kosova nuk u ftua në Samitin e NATO-s”, Haradinaj: Në diplomaci nuk ka rëndësi vetëm në cilën sallë hyn, por kush ta hap derën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​“Kosova nuk u ftua në Samitin e NATO-s”, Haradinaj: Në diplomaci nuk ka rëndësi vetëm në cilën sallë hyn, por kush ta hap derën
TOP Momenti

​“Kosova nuk u ftua në Samitin e NATO-s”, Haradinaj: Në diplomaci nuk ka rëndësi vetëm në cilën sallë hyn, por kush ta hap derën

Momenti
Published: June 25, 2026

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar sot pas raportimeve se Kosova nuk është ftuar të merr pjesë në Samitin e NATO-s.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Ministria e Punëve të Jashtme është munduar ta relativizojë mungesën e Kosovës në Samitin e NATO-s duke thënë se “Kosova nuk merr pjesë në samite sepse nuk është anëtare dhe nuk është në Partneritetin për Paqe”.

Your browser does not support the video tag.

Për ish-ministren Haradinaj kjo është një mendësi disfatiste shtetërore, dhe vetëm gjysma e së vërtetës.

​“Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s”, Ministria e Punëve të Jashtme del me sqarim

Lexoni të plotë postimin e saj:

KOSOVA dhe NATO

Në diplomaci nuk ka rëndësi vetëm në cilën sallë hyn, por kush ta hap derën.

Sot Ministria e Punëve të Jashtme qenka munduar ta relativizojë mungesën e Kosovës në Samitin e NATO-s duke thënë se “Kosova nuk merr pjesë në samite sepse nuk është anëtare dhe nuk është në Partneritetin për Paqe”. Kjo është një mendësi disfatiste shtetërore, dhe vetëm gjysma e së vërtetës.

Po atëherë si ndodhi që në vitin 2024 Presidentja Vjosa Osmani ishte e ftuar në aktivitetin e hapjes me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit si dhe në aktivitetin e përmbylljes të Samitit, me ftesë të Presidentit amerikan? Vetë Presidentja Osmani atë pjesëmarrje e quajti “historike për Kosovën”, duke theksuar se SHBA bëri të mundur praninë e Kosovës pavarësisht se nuk ishte as anëtare e NATO-s dhe as pjesë e Partneritetit për Paqe e as shtet partner.

Pra nuk është e vërtetë që Presidentja Osmani kishte marrë pjesë vetëm në aktivitetet që lidhen me Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ajo është ftuar nga Presidenti amerikan të marrë pjesë edhe në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s ku është prezentuar si e ftuar e posaçme e Presidentit Amerikan dhe është rreshtuar krahas shteteve anëtare të NATO-s.

Pra, problemi sot nuk është statusi i Kosovës. Statusi ishte i njëjtë edhe atëherë. Por atëherë Kosova kishte lidere të cilës SHBA i besonte dhe e vleresonte aq sa të rishkruajë edhe vet rregullat e aktiviteteve të Samitit.

Problemi është pesha diplomatike dhe aftësia për të ndërtuar mbështetje politike e diplomatike që Kosova të jetë e pranishme aty ku merren vendimet strategjike dhe të avancohet prania ndërkombëtare e shtetit.

Kur ke liderë që angazhohen në diplomaci aktive dhe japin kontribut për agjenda globale, krijohen përjashtime dhe hapen dyer për Kosovën. Kur nuk ke, justifikimet zëvendësojnë rezultatet.

Prandaj, në vend të një sqarimi që mundohet të ulë pritjet e qytetarëve dhe të minimizojë ambiciet diplomatike shtetërore, do të ishte më e ndershme të pranohej se këtë herë Kosova nuk arriti të sigurojë një prani politike në aktivitetet e samitit. Kjo nuk është turp. Turp është të paraqitet mungesa e paaftësia si normalitet. /Telegrafi/

You Might Also Like

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë
Pas dy vrasjeve, shoqëria civile kërkon që femicidi të trajtohet si urgjencë
Franca lehtëson rregullat e prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur
Burgu i Dubravës: I akuzuari për dhunim, përfundon i dhunuar
Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit

LEXO GJITHASHTU

Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje
Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje
TOP Momenti
“Këndi i Debatit”- 27.08.2026
“Këndi i Debatit”- 27.08.2026
TOP Momenti
Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja
Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja
TOP Momenti
Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura
Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura
TOP Momenti
Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi
Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi
TOP Momenti

You Might Also Like

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë
TOP Momenti

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

August 28, 2026
OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët
TOP Momenti

OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët

August 28, 2026
Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione
TOP Momenti

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

August 28, 2026
Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin
TOP Momenti

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?