By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova ndër vendet më të hapura në Ballkan për punëtorët e huaj, 61% e qytetarëve janë pro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova ndër vendet më të hapura në Ballkan për punëtorët e huaj, 61% e qytetarëve janë pro
Lajme

Kosova ndër vendet më të hapura në Ballkan për punëtorët e huaj, 61% e qytetarëve janë pro

Momenti
Published: August 3, 2026

Vendet e Ballkanit Perëndimor vitet e fundit po vuajnë mungesat në tregun e punës, për shkak të niveleve të larta të emigracionit tek të rinjtë, duke bërë që tashmë vendet bosh të mbulohen me emigrantë nga vendet të tjera.

Por qytetarët në 6 vendet e Rajonit kanë qëndrime të ndryshme ndaj lejimit të shtetasve të huaj për të punuar në ekonomitë e tyre, për sa kohë ka vende pune të disponueshme.

Your browser does not support the video tag.

Sipas të dhënave të anketës “Security Meter 2025”, nga Këshilli i bashkëpunimit rajonal, mesatarisht 57% e të anketuarve në rajon e mbështesin këtë politikë, 33% janë kundër, ndërsa 10% nuk kanë një qëndrim për këto zhvillime.

Mbështetja më e lartë regjistrohet në Shqipëri, ku 77% e të anketuarve janë në favor të lejimit të punëtorëve të huaj. Pas saj renditen Bosnjë dhe Hercegovina me 62% dhe Kosova me 61%.

Në Maqedoninë e Veriut, 53% e qytetarëve e mbështesin këtë qasje, një nivel pranë mesatares rajonale. Ndërkohë, qëndrimet janë dukshëm më të rezervuara në Serbi dhe Malin e Zi, ku përkatësisht 44% dhe 43% e të anketuarve janë në favor.

Mali i Zi është i vetmi vend i rajonit ku kundërshtarët janë më të shumtë se mbështetësit. Rreth 46% e qytetarëve malazezë shprehen kundër lejimit të punëtorëve të huaj, krahasuar me 43% që janë pro.

Në Serbi, 36% janë kundër, ndërsa 21% nuk kanë dhënë përgjigje, përqindja më e lartë e të pavendosurve ose e personave që kanë refuzuar të përgjigjen në të gjithë rajonin.

Edhe në Maqedoninë e Veriut niveli i personave pa qëndrim është relativisht i lartë, me 14%, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë arrin në 12%. Në Kosovë, vetëm 3% nuk kanë dhënë përgjigje, ndërsa në Shqipëri kjo pjesë është 2%.

Të dhënat tregojnë se në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor ekziston një shumicë në favor të emigracionit për motive punësimi, por mbështetja nuk është e njëtrajtshme. Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova shfaqen më të hapura, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia janë më skeptike.

Diferencat lidhen me kushtet e tregut të punës, mungesat e fuqisë punëtore, ritmet e emigrimit dhe perceptimin e qytetarëve mbi konkurrencën për vendet e punës. Në ekonomitë ku bizneset po përballen me mungesë punonjësish, punësimi i të huajve shihet më shumë si një zgjidhje për plotësimin e vendeve vakante. /Monitor

The post Kosova ndër vendet më të hapura në Ballkan për punëtorët e huaj, 61% e qytetarëve janë pro appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kolona deri në 500 metra në Muçibabë, pritje më të gjata në Dheu i Bardhë
89 vjet jetë, nëna e ish-presidentit Thaçi sot feston ditëlindjen
Italia propozon në BE zgjerimin e modelit shqiptar për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm
80 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, shqiptohen 1918 gjoba
Nën kërcënimin e thikës, një burri në Gjakovë i grabiten 50 euro

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

U paraqit në stacion policor për një rast tjetër, gruaja shtyn zyrtarin policor e bën sjellje agresive
Lajme

U paraqit në stacion policor për një rast tjetër, gruaja shtyn zyrtarin policor e bën sjellje agresive

August 3, 2026
Drama në Rahovec: U ndalën për të larguar një pengesë në rrugë, përballen me grabitës të armatosur
Lajme

Drama në Rahovec: U ndalën për të larguar një pengesë në rrugë, përballen me grabitës të armatosur

August 3, 2026
Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
Lajme

Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit

August 3, 2026
Seanca e 6 gushtit po afron, priten lëvizje në bisedimet politike
Lajme

Seanca e 6 gushtit po afron, priten lëvizje në bisedimet politike

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?