Dy vëllezër humbën jetën të dielën në një aksident të rëndë trafiku në Surkish të Podujevës, pas përplasjes së një Golfi me një BMW me targa të huaja
Rasti i fundit e rikthen në vëmendje sigurinë rrugore në Kosovë, ku shifrat e aksidenteve me pasoja fatale vazhdojnë të jenë shqetësuese.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga janari deri në korrik të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 58 persona, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me fatalitet.
Njohësi i komunikacionit, Bekim Ahmeti, si faktorë kryesorë që ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve përmend shpejtësinë, përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe mosrespektimin e përparësisë në komunikacion.
Shqetësues është edhe numri i aksidenteve ku ka të lënduar. Gjatë periudhës së njëjtë, ato janë rritur nga 3 mijë e 943 raste në vitin 2025 në 4 mijë e 117 raste këtë vit.
Të dhënat tregojnë për një situatë serioze në rrugët e Kosovës, ndërsa aksidentet vazhdojnë të marrin jetë dhe të shkaktojnë qindra të lënduar.
The post Kosova e ‘përgjakur’ nga aksidentet: Rëndohet bilanci i viktimave në rrugë – shkak telefoni e shpejtësia appeared first on Gazeta Express.

