By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konkursi për kryeprokuror të shtetit i hapur deri më 10 qershor, kërkohet transparencë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konkursi për kryeprokuror të shtetit i hapur deri më 10 qershor, kërkohet transparencë
Lajme

Konkursi për kryeprokuror të shtetit i hapur deri më 10 qershor, kërkohet transparencë

Momenti
Published: May 23, 2026

Deri më 10 qershor kanë kohë të interesuarit për kryeprokuror të shtetit të dorëzojnë aplikimet e tyre.

Konkursi u hap në mesjavë, pas dështimit të procesit të kaluar 4 vite më parë.

Në procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit në vitin 2022, ishin gjashtë kandidat por njëri prej tyre kishte hequr dorë nga kandidimi.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë dy prej kandidatëve Blerim Isufaj i cili është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, e Shqipdon Fazliu i cili është prokuror në zyrën e kryeprokurorit të shtetit  kishin dalur të parët në listën e të përzgjedhurve.

Asnjëri prej këtyre të dyve nuk kanë kthyer përgjigje në rast se sërish do të jenë kandidat në konkursin që tashmë është hapur.

Your browser does not support the video tag.

Emri i Isufajt ishte dërguar për dekretim tek presidentja e Kosovës, por që nuk morri dritën jeshile, nën arsyetimin se procesi nuk ishte i drejtë e transparent.

Në Këshillin Prokurorial nuk treguan nëse deri tash kanë pranuar ndonjë aplikim, por thanë se të gjitha përgatitjet për këtë konkurs janë duke u bërë bazuar më rregulloren për emërimin e kryeprokurorit të shteti.

“Ju njoftojmë se përgatitjet janë duke u bërë në përputhje me procedurat e përcaktuara ligjore dhe nënligjore dhe, në këtë aspekt, Rregullorja për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit është miratuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe tashmë të gjitha vendimet që ndërlidhen me shpalljen e këtij konkursi janë publikuar. Për procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit do t’ju mbajmë të informuar me kohë deri në përmbylljen e këtij procesi.”

Duke pas parasysh se Kosova ndodhët në prag të zgjedhjeve, njohës e monitorues të punës së institucioneve të drejtësisë, bëjnë thirrje për angazhim shtesë nga KPK-ja që të mos lejojë ndërhyrje në këtë proces të rëndësishëm.

Dek: Ardian Bajraktari – Ish sekretar në Ministrinë e Drejtësisë  00:18 00:44
“Fakti që tashmë kemi katër vite me ushtrues detyre natyrisht se është dështim i Këshillit Prokurorial, por pa faj në këtë proces nuk është as presidentja e vendit megjithatë është mirë që tashmë është hap konkursi dhe shpresojm që të ketë një proces të mirë, bazuar në ligj dhe meritokraci dhe në fund të dal ai që meriton ta ushtrojë këtë funksion”, ka thënë ish-sekretari në Ministërinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari.

Edhe në Institutin e Kosovës për drejtësi presin që ky konkurs të trajtohet me seriozitet nga anëtarët e KPK-së.

“Kërkesa nga shoqëria civile nga partnerët ndërkombëtar kërkesa nga publiku është që të kemi një proces të drejtë, të pavarur e të paanshëm të mos ketë ndikime politike, ose perceptim që politika bënë në cfarëdo mënyre ta zgjedh kryeprokurorin e vetë kështu që duam të besojm se KPK-ja do e bëjë atë që e ka premtuar në publik”, ka thënë drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Mandati i kryeprokurorit të shtetit është 7 vjeçar, derisa aktualisht ushtrues detyre në këtë pozitë është Agron Qalaj, e para tij ishte Besim Kelmendi.

source

You Might Also Like

Pishinat jofunksionale të QKUK-së, themelohet Komisioni për vlerësimin e kushteve teknike
Hallkat elektronike, disa të dyshuar dëmtuan e i heqen ato
Serbët pretenduan se polici i Kosovës u soll keq me një fëmijë në Gazimestan, videoja tregon të kundërtën
Mbi 3,000 të lënduar nga dy tërmetet në Venezuelë
Propaganda serbe përdori një fëmijë për dezinformim, videoja e demanton; Kuçi: Kopje e regjimeve gjenocidale

You Might Also Like

Vala rekord e të nxehtit trondit Evropën, Franca paralajmëron rritje të numrit të viktimave
Lajme

Vala rekord e të nxehtit trondit Evropën, Franca paralajmëron rritje të numrit të viktimave

June 29, 2026
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori
Lajme

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori

June 29, 2026
Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës
Lajme

Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës

June 29, 2026
Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës
Lajme

Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?