By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat
Lajme

“Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

Momenti
Published: June 6, 2026

Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar se debati i zhvilluar mes nënkryetarëve të partive politike në emisionin “Debat Plus” ishte një nga përballjet më të mira të fushatës zgjedhore.

Sipas Ymerit, debate të tilla janë të rëndësishme pasi nxjerrin në pah dobësitë e partive politike dhe të qëndrimeve që ato mbrojnë.

“Debati që ndodhi sonte ka qenë shumë i mirë. Debate të tilla janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse shfaqin dobësinë e të folmeve politike dhe të partive politike”, deklaroi ai.

Your browser does not support the video tag.

Ymeri tha se performanca e dobët e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk lidhet me aftësinë e tij për të debatuar, por me temat që u detyrua të mbrojë.

“Fakti që sot Glauk Konjufca ka dalë jashtëzakonisht keq nuk është sepse Glauku nuk di të flasë, por sepse çështjet që po i mbronte janë të pambrojtshme”, u shpreh Ymeri.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, përballjet direkte mes partive politike janë mënyra më e mirë për t’i nxjerrë në pah dobësitë dhe kundërthëniet e tyre.

“Pikërisht në debate të tilla dalin në pah problemet dhe dobësitë e partive. Mënyra më e mirë për t’i nxjerrë ato në pah është përballja mes partive politike”, tha Ymeri në “Debat Plus”.

Ymeri ka vlerësuar se Uran Ismaili dhe Doarsa Kica-Xhelili kanë qenë performuesit më të mirë në debatin mes nënkryetarëve të partive politike në emisionin “Debat Plus”.

Sipas tij, edhe Besnik Tahiri pati paraqitje të mirë, veçanërisht në prezantimin e programit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Mendoj që Urani dhe Doarsa kanë qenë shumë të mirë. Besniku ka qenë i mirë në ato aspekte ku e paraqiste programin e AAK-së dhe investimet që i propozonte”, tha Ymeri.

Ai theksoi se Uran Ismaili dhe Doarsa Kica-Xhelili kishin stile të ndryshme të debatimit, por të dy rezultuan efektivë në argumentimin e tyre.

“Urani ka pasur një qasje më të përgjithshme, konceptuale dhe statistike kur ka qenë e nevojshme, por gjithmonë e ka lidhur atë me realitetin e përditshëm të qytetarëve. Ai fliste për çmimet, për shkuarjen në market dhe për faktin se njerëzit po hyjnë në borxh për të blerë gjërat bazike. Kjo e bën më të prekshme statistikën dhe tregon se e njeh realitetin në terren”, u shpreh ai.

Për Kica-Xhelilin, Ymeri tha se ishte veçanërisht e fortë në reagimet e shpejta dhe kundërpërgjigjet gjatë debatit.

“Doarsa ka qenë shumë e mirë në temat e saj, por edhe në reagimet e menjëhershme. Ka ditur t’i kthejë përgjigjet aty për aty, me fjali goditëse dhe batuta të qëlluara”, deklaroi ai.

Megjithatë, Ymeri tha se është e vështirë të shpallet një fitues i vetëm i debatit, ndonëse sipas tij, për pjesën më të madhe të kohës Uran Ismaili dhe Doarsa Kica-Xhelili kanë qenë më të dalluarit.

“Është vështirë të shpallet një fitues. Në pjesën dërrmuese, këta të dy kanë qenë më të mirët, por për mua personalisht mënyra se si foli Urani ishte pak më bindëse”, përfundoi Ymeri.

source

You Might Also Like

Raporti që relativizoi rastin Banjska: Kearns, Gola e Xhaçka me kritika të ashpra në KiE
Albin Kurti paralajmëron takime me partitë opozitare
Mungojnë barna esenciale në Onkologji, ankohen pacientët – QKUK thotë se janë në fazë tenderimi
Informatat e rreme për “bombë” vështirësojnë punën në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
“Si nuk u ngopën kurrë?” – Abdixhiku reagon ndaj kërkesave për dorëheqje

You Might Also Like

Edhe Dega II e LDK-së në Prishtinë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
Lajme

Edhe Dega II e LDK-së në Prishtinë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

June 24, 2026
“Mes diellit dhe shiut, kjo qeveri ka zgjedh mjegullën edhe verës”, ka thënë Rrahmani
Lajme

“Mes diellit dhe shiut, kjo qeveri ka zgjedh mjegullën edhe verës”, ka thënë Rrahmani

June 24, 2026
Ferati: Është joetike të kërkosh dorëheqje pa marrë përgjegjësi vetë
Lajme

Ferati: Është joetike të kërkosh dorëheqje pa marrë përgjegjësi vetë

June 24, 2026
Rrhmani: S’kam votë për një koalicion PDK-LVV
Lajme

Rrhmani: S’kam votë për një koalicion PDK-LVV

June 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?