By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kishte dalë në një klub nate në Beograd, gjendet e pajetë brenda një valixheje modelja ruse
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kishte dalë në një klub nate në Beograd, gjendet e pajetë brenda një valixheje modelja ruse
TOP Momenti

Kishte dalë në një klub nate në Beograd, gjendet e pajetë brenda një valixheje modelja ruse

Momenti
Published: August 2, 2026







Bota
August 02, 2026 – 01:34


Your browser does not support the video tag.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Serbinë, ku një grua 28-vjeçare ruse, e shpallur e zhdukur që nga fundi i muajit korrik, është gjetur e pajetë brenda një valixheje në një kanal pranë Beogradit.


Për vrasjen e saj është arrestuar një shtetas turk 25-vjeçar, i cili dyshohet se po përpiqej të largohej nga vendi.


Trupi i viktimës u zbulua mbrëmjen e së enjtes nga banorë të zonës pranë një kanali në Padinska Skela, në periferi të Beogradit. Pas ekzaminimit mjeko-ligjor, autoritetet e identifikuan viktimën si Lyudmila Turkova, shtetasja ruse që kërkohej prej disa ditësh.


Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, i dyshuari kryesor është një shtetas turk 25 vjeç, i cili u arrestua në aeroportin e Beogradit ndërsa po tentonte të largohej nga Serbia. Identiteti i tij nuk është bërë publik.


Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 28-vjeçarja dyshohet se është vrarë në orët e para të 26 korrikut në një apartament me qira në lagjen Borça. Më pas, autori i dyshuar besohet se e vendosi trupin në një valixhe, e transportoi deri te Kanali Vizelj dhe e braktisi aty në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit.


Lyudmila Turkova ishte zhdukur mbrëmjen e 25 korrikut, pasi kishte ndërprerë çdo kontakt me miqtë e saj. Pas denoncimit të zhdukjes, autoritetet nisën hetimet, të cilat çuan në zbulimin e trupit dhe arrestimin e të dyshuarit.


Çështja tashmë është në duart e Prokurorisë serbe, e cila po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e krimit. /radar.al


 




source

You Might Also Like

LSDM: Mickoski vetë e pranoi publikisht se uji në Gostivar nuk ishte i pijshëm për më shumë se dy vjet
Hoxha për marrëveshjen me Serbinë për konsullatat në Shkodër dhe Bujanoc: Interesi kombëtar mbi emocionet historike
Për shpërdorim të pasurisë, shtetasja gjermane ndalohet në Aeroportin e Prishtinës
A ka Kosova rezerva të ujit?
Ahmeti: Vlerat e idealit të Krushevës po zbehen duke mos e respektuar Marrëveshjen e Ohrit dhe shqiptarët

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Siljanovska-Davkova: Ilindeni na obligon të jemi trashëgimtarë të denjë të paraardhësve tanë të lavdishëm
TOP Momenti

Siljanovska-Davkova: Ilindeni na obligon të jemi trashëgimtarë të denjë të paraardhësve tanë të lavdishëm

August 2, 2026
Pritje deri në 80 minuta në kufi, kolona më e gjatë te Dheu i Bardhë
TOP Momenti

Pritje deri në 80 minuta në kufi, kolona më e gjatë te Dheu i Bardhë

August 2, 2026
NATO rishikon praninë në Kosovë, Ulutas: Nëse vazhdon stabiliteti, KFOR-i mund të zvogëlojë gradualisht numrin e trupave
TOP Momenti

NATO rishikon praninë në Kosovë, Ulutas: Nëse vazhdon stabiliteti, KFOR-i mund të zvogëlojë gradualisht numrin e trupave

August 2, 2026
Tetë të mitur procedohen penalisht në Tiranë pas rrahjes së një shtetasi italian
TOP Momenti

Tetë të mitur procedohen penalisht në Tiranë pas rrahjes së një shtetasi italian

August 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?