By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kica Xhelil para takimit të GP LDK për seancën e 9 shtatorit: Është krijuar një pamundësi objektive për të marrë pjesë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kica Xhelil para takimit të GP LDK për seancën e 9 shtatorit: Është krijuar një pamundësi objektive për të marrë pjesë
Lajme

Kica Xhelil para takimit të GP LDK për seancën e 9 shtatorit: Është krijuar një pamundësi objektive për të marrë pjesë

Momenti
Published: September 7, 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka folur para mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, ku pritet të diskutohet edhe çështja e caktimit të seancës së re për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Kica Xhelili ka thënë se situata sa i përket caktimit të seancës së re është komplikuar, duke theksuar se më herët ishte pranuar një afat fleksibil për shkak të paqartësive të krijuara nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Your browser does not support the video tag.

“Tani është shumë e komplikuar çështja e caktimit të seancës së re, sepse ju e keni parasysh që pavarësisht që afati kushtetues kishte kaluar në gusht, ne u patëm pajtuar që ta konsiderojmë një afat të ri për hir të paqartësive të cilat i kishte lënë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ato paqartësi kishin të bënin me mungesën e pasojave juridike dhe me faktin që Gjykata kishte vlerësuar që në emër të themelimit dhe funksionalizimit të institucioneve lejon të bëhen edhe disa, le të themi, improvizime, sepse fundja kjo kutia e Pandorës nga Gjykata Kushtetuese është hapur nga vendimet e kaluara. Për hir të krejt kësaj vendosëm ta pranojmë idenë e trajtimit të këtij afati fleksibil, por jo të një afati pas afatit”, tha ajo.

Duke folur për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Kica Xhelili ka kritikuar caktimin e një afati të ri përtej afatit të përcaktuar më herët.

“Çdo afatgjate sot po tejkalon një nuancë të mungesës së plotë të seriozitetit nga vetë zoti Kurti. Natyrisht unë po flas për veten, mendoj që fakti që ka caktuar një afat të ri përtej afatit që ai vetë ka determinuar tregon sa i pa vendosur ka qenë vetë ai për kandidimin e Bekim Sejdiut, sepse po ta kishte seriozisht kandidaturën, së paku më e pakta që do ta bënte ishte që të caktonte një seancë për brenda afatit që e kishte dhënë vetë. Kështu që për mua kjo vetëm flet për mungesën e seriozitetit dhe mungesën e qëllimit real dhe të sinqertë të tij për të zgjedhur vërtetë presidentin e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së ka thënë se, nga këndvështrimi i saj profesional, nuk e sheh të arsyeshme pjesëmarrjen në një seancë që, sipas saj, ka tejkaluar afatet kushtetuese.

“Unë vlerësoj që nuk kam hapësirë për mua si Doars, me gjithë njohuritë e mia juridike që i kam, të marr pjesë në një seancë e cila e ka kaluar çdo afat kushtetues. Jam shumë e gatshme dhe shumë e hapur ta dëgjoj vlerësimin e grupit parlamentar. Dua ta shoh leximin e tyre për këtë çështje. Unë e kam një lexim timin që për mua është krijuar në momentin që është tejkaluar edhe ky dy-tri ditësh shtesë dhe mendoj që nëse në çfarëdo momenti është krijuar vetëdija që mund të eksperimentohet tutje me afatet kushtetuese, kjo gjë duhet të përmbyllet tani. Por Doarsa, si gjithmonë, pavarësisht mendimeve që i ka pasur, gjithmonë ka qenë shumë mendjehapur në raport me mendimet e kolegëve. Por në opinionin tim profesional është krijuar një pamundësi goxha objektive për me marrë pjesë në seancën e radhës”, tha ajo.

The post Kica Xhelil para takimit të GP LDK për seancën e 9 shtatorit: Është krijuar një pamundësi objektive për të marrë pjesë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Lladrovci pret në takim dhe i jep mirënjohje Edona Lekut, kampiones evropiane në futbollin amerikan
Ndalohen pesë furgonë dhe një kamion që dyshohet se po transportonin dru pa dokumentacion
Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve
Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare
Ndalohen punimet në dy kantiere në Drenas dhe Gjakovë, IQP: U konstatuan shkelje të rënda

LEXO GJITHASHTU

Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë, plagoset një person
Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë, plagoset një person
TOP Momenti
​Thellohet kriza në LDK, Bajrami-Abdixhikut: Je humbës i trefishtë i zgjedhjeve
​Thellohet kriza në LDK, Bajrami-Abdixhikut: Je humbës i trefishtë i zgjedhjeve
TOP Momenti
Nga UÇK-ja te Siria, çfarë zbulon aktgjykimi për bashkëpunimin e Hysri Selimit me BIA-n
Nga UÇK-ja te Siria, çfarë zbulon aktgjykimi për bashkëpunimin e Hysri Selimit me BIA-n
TOP Momenti
Gjëra të pazakonta në bodrumin e ish- Shkollës Teknike në Obiliq, dyshohet për kultivim të lëndëve narkotike
Gjëra të pazakonta në bodrumin e ish- Shkollës Teknike në Obiliq, dyshohet për kultivim të lëndëve narkotike
TOP Momenti
Ndalohen punimet në dy kantiere në Drenas dhe Gjakovë, Inspektorati konstaton shkelje të rënda
Ndalohen punimet në dy kantiere në Drenas dhe Gjakovë, Inspektorati konstaton shkelje të rënda
TOP Momenti

You Might Also Like

Tentoi t’i ikë policisë me vrap, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë pasi iu gjet drogë në veturë
Lajme

Tentoi t’i ikë policisë me vrap, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë pasi iu gjet drogë në veturë

September 8, 2026
‘‘Katrahurë kurtiane’’, Selimi pas rezultatet e PISA’s: A ka fjalë shqip me shpjegu përdhosjen që ka ndodh në këto 6 vite
Lajme

‘‘Katrahurë kurtiane’’, Selimi pas rezultatet e PISA’s: A ka fjalë shqip me shpjegu përdhosjen që ka ndodh në këto 6 vite

September 8, 2026
Schuebel takon përfaqësuesit e pakicave: Integrimi i Kosovës në BE kërkon angazhimin e gjithë shoqërisë
Lajme

Schuebel takon përfaqësuesit e pakicave: Integrimi i Kosovës në BE kërkon angazhimin e gjithë shoqërisë

September 8, 2026
Mali i Zi, një kriminel lufte dhe integrimi europian
Lajme

Mali i Zi, një kriminel lufte dhe integrimi europian

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?