Një prej rikthimeve më të bujshme në historinë e basketbollit kosovar, tashmë është konfirmuar.
Edmond Azemi, do të jetë basketbollist i Sigal Prishtinës për sezonin 2026/27, pasi një gjë të tillë e ka konfirmuar klubi nga kryeqyteti.
“Rikthehet ikona e klubit. Kapiteni legjendar, Edmond Azemi rikthehet si lojtar aktiv”, ishte postimi i Sigal Prishtinës në rrjetet sociale.
Në fakt, ky rikthim i legjendës së Prishtinës është i bujshëm, duke pasur parasysh se Azemi ishte pensionuar nga loja aktiv në vitin 2021 pas një karrierë të jashtëzakonshme dhe të mbushur me trofe, që zgjati më shumë se dy dekada.
Azemi është njëri nga basketbollistët më të dekoruar në historinë e basketbollit kosovar, duke fituar në total 36 trofe gjatë karrierës së tij, ku pjesën më të madhe e kaloi te Prishtina.
Krahas Prishtinës, Azemi gjatë karrierës ka luajtur edhe në Shqipëri, Islandë dhe Mal të Zi kurse me klubin nga kryeqyteti i ka fituar edhe dy tituj të Ligës Ballkanike.
45-vjeçari pasi ishte pensionuar nga basketbolli aktiv në vitin 2021, punoj edhe si drejtor sportiv te Prishtina për një periudhë kurse pati edhe angazhime në politikë.

