By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kanali i Suezit nën presion: si ndikon kriza në Detin e Kuq?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kanali i Suezit nën presion: si ndikon kriza në Detin e Kuq?
Lajme

Kanali i Suezit nën presion: si ndikon kriza në Detin e Kuq?

Momenti
Published: August 6, 2026

Konflikti me Iranin dhe kërcënimet e reja të Huthive po e vendosin rajonin e Egjiptin nën presion ekonomik dhe diplomatik. Kajro mbështetet te diplomacia dhe ndërmjetësimi, por ndikimi në konflikt mbetet i kufizuar.

Kanali i Suezit shtrihet në një gjatësi prej rreth 193 kilometrash. Kjo rrugë ujore, që lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq, u kursen anijeve që lundrojnë mes Evropës dhe Azisë një devijim prej rreth 10.700 kilometrash rreth Kepit të Shpresës së Mirë. Që nga hapja e tij në vitin 1869, kanali është konsideruar një nga rrugët tregtare më të rëndësishme në botë. Megjithatë, që prej sulmeve të milicisë Huthi ndaj transportit detar ndërkombëtar në Detin e Kuq, shumë kompani detare po e shmangin Kanalin e Suezit. Lufta mes Izraelit, SHBA-së dhe Iranit, si dhe kërcënimet e fundit të rebelëve Huthi për të vënë sërish nën kontroll ngushticën Bab al-Mandab, kanë shtuar frikën se ky trend mund të përforcohet edhe më tej.

Your browser does not support the video tag.

Shqetësimet janë rritur sidomos pasi Huthit bombarduan edhe tubacionin Lindje-Perëndim në Arabinë Saudite. Si pasojë, nafta saudite nuk mund të transportohet më drejt portit të Yanbu-së. Ky korridor përdorej deri tani si alternativë për të shmangur Ngushticën e Hormuzit, e cila ishte e bllokuar. Për Egjiptin, në lojë është një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave kombëtare. Sipas presidentit Abdel Fattah al-Sisi, vetëm gjatë vitit 2024 vendi humbi rreth 7 miliardë dollarë amerikanë të ardhura nga Kanali i Suezit. Herë pas here, humbjet arrinin në rreth 800 milionë dollarë në muaj, raportoi agjencia e lajmeve Reuters duke iu referuar presidencës egjiptiane. Pasojat ekonomike, pra, shkojnë shumë përtej sektorit të transportit detar.

“Ekonomikisht, Egjipti ndodhet në një situatë shumë ambivalente”, thotë Stefan Lukas, themelues dhe drejtor i institutit analitik Middle East Minds, në një intervistë për DW. Vërtet që të ardhurat nga Kanali i Suezit në vitin fiskal 2025/26 madje u rritën fillimisht, pasi u transportua sasi shtesë nafte nga Gjiri Persik përmes tubacioneve saudite drejt Detit të Kuq dhe më pas përmes Kanalit të Suezit. Megjithatë, nëse bllokada e ngushticës Bab al-Mandab, e kërcënuar nga Huthit, do të vihej realisht në zbatim, pikërisht ky model alternativ transporti do të pushonte së funksionuari. Dhe kjo do të ndodhte pikërisht në një kohë kur rritja e çmimeve të energjisë dhe kursi i reformave i imponuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar po e kufizojnë ndjeshëm hapësirën financiare të Kajros.

Presion i lartë ekonomik

“Rritja e çmimeve të energjisë i ka shtrenjtuar importet dhe ka nxitur inflacionin. Pasiguria në Detin e Kuq dhe ndërprerjet e mundshme të kalimit përmes ngushticës Bab al-Mandab rrezikojnë të ardhurat nga Kanali i Suezit”, thotë Hannah Voß, eksperte për Lindjen e Mesme në Fondacionin Friedrich Ebert, në një intervistë për DW. Përveç kësaj, edhe turizmi, flukset e kapitalit dhe kursi i këmbimit të paundit egjiptian reagojnë me ndjeshmëri ndaj çdo përshkallëzimi të situatës. Se sa serioze janë tashmë pasojat e kësaj krize, e tregojnë edhe shifrat. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, të ardhurat nga Kanali i Suezit ranë nga 10,25 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2023 në rreth katër miliardë dollarë në vitin 2024. Në të njëjtën kohë, numri i anijeve që kaluan përmes kanalit u përgjysmua, duke rënë nga më shumë se 26.000 në pak mbi 13.000. Shumë kompani të transportit detar po preferojnë të marrin devijimin e gjatë dhe të kushtueshëm rreth kontinentit afrikan.

Ekspertët e shohin Egjiptin të prekur nga konflikti me Iranin më pak në aspektin ushtarak dhe më shumë në atë ekonomik. Sipas tyre ekonomia egjiptiane ishte stabilizuar fillimisht pas krizës së fundit të vitit 2023. Megjithatë, dalja e kapitalit nga vendi, rritja e kostove të energjisë, rënia e turizmit dhe humbjet nga Kanali i Suezit po e vënë sërish në rrezik këtë rimëkëmbje. Përveç kësaj, një problem tjetër mbetet fakti se reformat thelbësore të ekonomisë nuk janë zbatuar ende. Kjo e bën Egjiptin veçanërisht të ndjeshëm ndaj goditjeve të jashtme dhe krizave rajonale.

“Interes për shtensionim të shpejtë”

“Egjipti ka interes për një ulje sa më të shpejtë të tensioneve”, thotë ekspertja Hannah Voß. Sipas saj, Kajro mbështet përpjekjet ndërmjetësuese, edhe pse jo aq dukshëm sa Katari apo Omani. Në të njëjtën kohë, qeveria egjiptiane përpiqet të ruajë marrëdhëniet e saj me SHBA-në, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shmangur një përballje të hapur me Iranin. Edhe instituti analitik Chatham House e përshkruan këtë qasje si një strategji të qëndrueshme të menaxhimit të rrezikut. Qëllimi nuk është të merret vendim në një luftë rajonale pushteti,  por të kufizohen sa më shumë dëmet ekonomike për Egjiptin. Për këtë arsye, Kajro zhvillon dialog me të gjitha palët e konfliktit dhe përpiqet të ruajë sigurinë e rrugëve detare në Detin e Kuq.

“Regjimi i Al-Sisit po ndjek sërish një strategji në dy drejtime”, thotë Stefan Lukas në intervistën për DW. Në planin publik, Egjipti shfaq solidaritet me Arabinë Saudite, dënon kërcënimet e Huthive dhe forcon masat e sigurisë në Kanalin e Suezit. Megjithatë, në prapaskenë, Kajro përpiqet të mbajë të hapura kanalet e komunikimit me Teheranin, pa u pozicionuar hapur kundër Iranit. Kjo qasje lidhet si me varësinë financiare të Egjiptit nga shtetet e Gjirit, ashtu edhe me shqetësimin se vetë Kanali i Suezit mund të kthehet në një objektiv të sulmeve.

“Të gjitha shtetet përreth kanë interes për stabilizimin e rendit rajonal, sepse thjesht nuk mund ta përballojnë një krizë të përhershme”, thotë Hannah Voß në një intervistë për DW. Pikërisht këtu qëndron edhe dilema e Egjiptit. Për Kajron, çështja nuk ka të bëjë më vetëm me politikën e jashtme. Çdo përshkallëzim i tensioneve në Detin e Kuq i kushton vendit valuta të huaja për të cilat ka nevojë urgjente, ndërsa çdo shenjë qetësimi rrit shanset për rimëkëmbje ekonomike.

Për këtë arsye, Egjipti përpiqet njëkohësisht të luajë rolin e ndërmjetësit, të partnerit të besueshëm të shteteve të Gjirit dhe të kanalit të komunikimit me Teheranin. Megjithatë, qeveria egjiptiane ka pak ndikim mbi zhvillimin e konfliktit. “Përcaktuese do të jetë nëse bllokada mbetet simbolike apo do të zbatohet realisht”, thotë Stefan Lukas në intervistën për DW. Në fund të fundit, nëse do të arrihet një ulje e qëndrueshme e tensioneve nuk vendoset në Kajro, por kryesisht në Uashington, në Teheran dhe nga vetë Huthit. /DW

The post Kanali i Suezit nën presion: si ndikon kriza në Detin e Kuq? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

CNN: Çfarë dihet deri tani për kërcënimin e SHBA-së për ta goditur ekonominë e Iranit
Plagoset rëndë një burrë nga shpërthimi në Kerzers, Fribourg të Zvicrës
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trump për bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosovën e Shqipërinë
19 vjet nga vdekja e Faruk Begollit, mbahen ditët e filmit në kujtim të tij
Të shtëna me armë zjarri në Pukë pasi policia shkon për të monitoruar një parcelë me kanabis

LEXO GJITHASHTU

Diell dhe temperatura të larta, kujdes nga indeksi UV
Diell dhe temperatura të larta, kujdes nga indeksi UV
TOP Momenti
Lufta ekonomike e SHBA-së, shefi i sigurisë së Iranit kërcënon me ndalimin e rrjedhës së naftës përmes Hormuzit
Lufta ekonomike e SHBA-së, shefi i sigurisë së Iranit kërcënon me ndalimin e rrjedhës së naftës përmes Hormuzit
Lajme
Edhe sot mot i nxehtë në Kosovë, por me temperatura pak më të ulëta sesa dje
Edhe sot mot i nxehtë në Kosovë, por me temperatura pak më të ulëta sesa dje
Lajme
Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
TOP Momenti
“Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë: Si u kapën 3 kosovarë me 80 kg kanabis në Durrës?
“Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë: Si u kapën 3 kosovarë me 80 kg kanabis në Durrës?
TOP Momenti

You Might Also Like

Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
Lajme

Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

August 22, 2026
U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova
Lajme

U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova

August 22, 2026
Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri dhe KFOR-in
Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri dhe KFOR-in

August 22, 2026
OVL-UÇK mbështet propozimin e Haradinajt: Hashim Thaçi president pas kthimit në Kosovë
Lajme

OVL-UÇK mbështet propozimin e Haradinajt: Hashim Thaçi president pas kthimit në Kosovë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?