By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kamberi në Kuvendin e Serbisë propozon rezolutë për krimet serbe në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kamberi në Kuvendin e Serbisë propozon rezolutë për krimet serbe në Kosovë
Lajme

Kamberi në Kuvendin e Serbisë propozon rezolutë për krimet serbe në Kosovë

Momenti
Published: May 14, 2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se bashkë me deputetët e SDA Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë propozuar në procedurë parlamentare një rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998–1999.

Në një postim në Facebook, Kamberi ka theksuar se rezoluta paraqet thirrje për ballafaqim me të kaluarën dhe për pranimin e fakteve të vërtetuara nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë.

“Rezoluta dënon krimet sistematike, vrasjet, deportimet, spastrimin etnik dhe dhunën e ushtruar ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë nga strukturat ushtarake, policore dhe paramilitare të regjimit të atëhershëm të Serbisë”, deklaron Kamberi.

Rezoluta, po ashtu, përmend masakrat në Reçak, Mejë, Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Suharekë, Izbicë, Podujevë, si dhe në vende të tjera, duke rikujtuar edhe ekzistimin e varrezave masive në Batajnicë, Petrovo Selo, Peruçac dhe Kizhevak.

Në dokument kërkohet hapja e arkivave shtetërore dhe ushtarake, vazhdimi i hetimeve për personat e zhdukur, si dhe garantimi i të drejtës për të vërtetën dhe drejtësinë për familjet e viktimave.

Rezoluta dënon gjithashtu mohimin e krimeve të luftës dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar.

Kamberi thekson se pranimi i së vërtetës dhe respektimi i viktimave nuk përbën dënim për qytetarët e Serbisë, por distancim nga politikat dhe strukturat përgjegjëse për krimet e kryera.

Sipas tij, vetëm përmes pranimit të fakteve, drejtësisë dhe përgjegjësisë mund të ndërtohen paqja e qëndrueshme, besimi dhe pajtimi në rajon, ndërsa ballafaqimi me të kaluarën mbetet obligim moral, juridik dhe qytetërues për çdo shoqëri demokratike.

The post Kamberi në Kuvendin e Serbisë propozon rezolutë për krimet serbe në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Irani paralajmëron SHBA-të: Jemi gati për “luftë apokaliptike”, por dera për diplomacinë mbetet e hapur
Verdikti i Hagës, Haradinaj: Sa më shpejt duhet ta zgjedhim presidentin, dikë që ka guxim
Raporti për mbetjet: Kosova përballet me rritje të venddepozitimeve ilegale
SHBA tërhiqet nga Iraku, forcat amerikane largohen plotësisht nga vendi
Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shqipëri, në qendër dosja Hyseni

LEXO GJITHASHTU

Shërbimi ynë jointeligjent
Shërbimi ynë jointeligjent
TOP Momenti
Bastisje në Korishë, konfiskohen 200 fishekë
Bastisje në Korishë, konfiskohen 200 fishekë
TOP Momenti
Bastisje në Kamenicë, konfiskohen armë dhe municion
Bastisje në Kamenicë, konfiskohen armë dhe municion
TOP Momenti
Vrasje e rëndë në tentativë në Lipjan, arrestohet i dyshuari
Vrasje e rëndë në tentativë në Lipjan, arrestohet i dyshuari
TOP Momenti
LAMM: Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare në anën e Maqedonisë
LAMM: Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare në anën e Maqedonisë
TOP Momenti

You Might Also Like

Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore
Lajme

Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore

September 28, 2026
Pesë të arrestuar pranë një baze ajrore britanike, dyshohen për terrorizëm
Lajme

Pesë të arrestuar pranë një baze ajrore britanike, dyshohen për terrorizëm

September 28, 2026
Veterani Gashi: Specialja u themelua ekstra për UÇK-në, secili mund të jemi target i saj
Lajme

Veterani Gashi: Specialja u themelua ekstra për UÇK-në, secili mund të jemi target i saj

September 28, 2026
Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë
Lajme

Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

September 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?