By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Jehona Krasniqi-Morina në “Rrugëtimi” rrëfen për trajtimin çnjerëzor në Burgun e Lipjanit: Nuk kërkoj hakmarrje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Jehona Krasniqi-Morina në “Rrugëtimi” rrëfen për trajtimin çnjerëzor në Burgun e Lipjanit: Nuk kërkoj hakmarrje
TOP Momenti

Jehona Krasniqi-Morina në “Rrugëtimi” rrëfen për trajtimin çnjerëzor në Burgun e Lipjanit: Nuk kërkoj hakmarrje

Momenti
Published: July 9, 2026

Jehona Krasniqi-Morina, ish e burgosur në Burgun e Lipjanit, ka rrëfyer në episodin e pestë të podcastit “Rrugëtimi” me redaktoren Jehona Hulaj, për arrestimin, vuajtjet në burg, përballjen me të kaluarën dhe procesin gjyqësor që sipas saj ka rikthyer plagë të vjetra, por edhe një ndjenjë drejtësie.

Duke folur për ditën kur u përball në gjykatë me Nadica Cepkenoviq, personin që i kishte shkaktuar dhimbje, Krasniqi-Morina tha se nuk ishte e vetme në këtë betejë.

Your browser does not support the video tag.

“Nëse mund të them, tash fat më fatkeqësi ishte ajo që nuk isha e vetme, po ishim mbi njëzet gra, të cilat në një formë ose tjetër i kanë përjetuar ato vuajtje në burgun e Lipjanit”, tha Krasniqi-Morina.

Ajo e përshkroi përballjen në gjykatë si një rikthim emocional në qelinë e burgut, por edhe si një moment lehtësimi për shkak të ndryshimit të roleve.

“Ishte si për dytën herë të ballafaqoheshe në qelinë e burgut mirëpo në anën tjetër ishte një lloj lehtësie, sepse ishte ndryshim rolesh”, shprehet Krasniqi-Morina.

Jehona Krasniqi-Morina në podcastin “Rrugëtimi”

Krasniqi-Morina tregoi se ishte arrestuar më 23 maj 1998, bashkë me dy shoqet e saj, në zyrat e Unionit të Studentëve të Prizrenit. Ato ishin dënuar me dy vjet burg, ndërsa u liruan më 13 nëntor 1998 pas gjashtë muajsh, me intervenimin e Amnesty International.

Sipas saj, vetë arrestimi i ish-gardianes Nadica Cepkenoviq pas shumë vitesh ishte një lloj lehtësimi, pasi për një kohë kishin menduar se rastet e tyre ishin harruar.

“Vetë dhënia e deklaratës tonë ishte një gëzim, një. notë fitoreje sepse i ra pas dikush kësaj sepse menduam që u harru, nuk do të merrej kush”

Megjithatë, ajo theksoi se nuk kërkon hakmarrje, por drejtësi dhe dënim të merituar.

“Nuk kërkoj hakmarrje, sepse s’është e natyrës time. Unë kërkoj të marr dënimin e merituar dhe të jetë mesazh për secilin prej atyre keqbërësve”, ka rrëfyer në “Rrugëtimi” Krasniqi-Morina.

Ajo tha se nuk kërkon asgjë më shumë sesa respektim të ligjit, duke shtuar se aty ku ka argumente nuk duhet të ketë mëshirë.

“Unë nuk kërkoj asgjë tjetër pos t’i përmbahen ligjit. Nuk duhet të tregohet mëshirë për aty ku ka argumente”, shprehet ajo.

– YouTube www.youtube.com

Një nga momentet më emocionale të rrëfimit ishte kujtimi i vizitës së parë të nënës në burg. Krasniqi-Morina tha se fjalët e saj, edhe pse në atë moment iu dukën tepër të rënda, e përgatitën për më të keqen.

Përveç përvojës së burgut dhe procesit gjyqësor, Krasniqi-Morina foli edhe për jetën pas luftës, punën në media, arsimimin, familjen dhe përpjekjen për të mos hequr dorë nga rrugëtimi personal e profesional.

Ajo tregoi se pavarësisht sfidave dhe vështirësive ekonomike, dëshira për arsimim nuk iu lëkund asnjëherë.

“Gjitha ato vuajtje janë kthyer në triumf, në triumf timin, por edhe në forcë timen, pa u lëkund dinjiteti im dhe pa u zhgënjye asnjëherë nga dëshira, ose me heq dorë nga dëshira për arsimim”, ka theksuar Krasniqi-Morina.

Në fund të episodit, ajo dha edhe një mesazh për gratë dhe vajzat, duke i inkurajuar që t’i drejtohen shkollimit dhe të mos mbeten peng i vuajtjeve.

“I apeloj të gjitha femrave nga ato që sa kanë lindur kur e dëgjojnë këtë intervistë kurdo që vetëm t’i drejtohen shkollimit, arsimimit të pakufishëm sa ta kanë jetën, sepse është ndihmesa më e madhe e tyre”, tha ajo.

Krasniqi-Morina tha se vuajtjet nuk duhet ta mbajnë njeriun peng, por mund të kthehen në forcë dhe pikënisje për rimëkëmbje.

Rrëfimi i Jehona Krasniqi-Morinës në “Rrugëtimi” është një histori për burgun, dhimbjen dhe përballjen me drejtësinë, por mbi të gjitha është një histori për dinjitetin, qëndrueshmërinë dhe forcën për të mos u dorëzuar. /Telegrafi/

You Might Also Like

Xheko i jep fund karrierës me me Bosnjën e Hercegovinën, më 2 tetor ndeshja e fundit
ASH: VLEN duhet të japë llogari për punësimet dhe avancimet
Forcat izraelite arrestojnë 21 palestinezë, përfshirë një gazetar, në Bregun Perëndimor të pushtuar
“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas
Prishtina – Vushtrria, hapin xhiron e katërt të Superligës

LEXO GJITHASHTU

Agjencia e inteligjencës daneze paralajmëron se Rusia po përgatit ‘në mënyrë aktive’ akte sabotimi
Agjencia e inteligjencës daneze paralajmëron se Rusia po përgatit ‘në mënyrë aktive’ akte sabotimi
Lajme
Trupi i pajetë i kriminelit të luftës Ratko Mladiq mbërrin në Serbi, Vuçiq konfirmon transferimin
Trupi i pajetë i kriminelit të luftës Ratko Mladiq mbërrin në Serbi, Vuçiq konfirmon transferimin
Lajme
Afro 3 mijë vdekje nga i nxehti në Belgjikë gjatë kësaj vere
Afro 3 mijë vdekje nga i nxehti në Belgjikë gjatë kësaj vere
Lajme
Targat “VIP” në Kosovë bëhen luks: Kombinimet e numrave kushtojnë 3 mijë euro
Targat “VIP” në Kosovë bëhen luks: Kombinimet e numrave kushtojnë 3 mijë euro
Lajme
Humbja e partnerit lë më shumë pasoja te burrat sesa te gratë, sipas një studimi në Zvicër
Humbja e partnerit lë më shumë pasoja te burrat sesa te gratë, sipas një studimi në Zvicër
Lajme

You Might Also Like

Derbi i Ligës së Parë, të premten në Gjakovë
TOP Momenti

Derbi i Ligës së Parë, të premten në Gjakovë

September 3, 2026
Policia me kontrolle të shtuara në komunikacion, konstaton 189 shkelje nga këmbësorët
TOP Momenti

Policia me kontrolle të shtuara në komunikacion, konstaton 189 shkelje nga këmbësorët

September 3, 2026
KB Bashkimi vazhdon përgatitjet në Greqi
TOP Momenti

KB Bashkimi vazhdon përgatitjet në Greqi

September 3, 2026
Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë
TOP Momenti

Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?