By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Jean Ziegler ishte intelektuali më i njohur zviceran në botë dhe socialisti mbase më i angazhuar për lirinë e pavarësinë e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Jean Ziegler ishte intelektuali më i njohur zviceran në botë dhe socialisti mbase më i angazhuar për lirinë e pavarësinë e Kosovës
TOP Momenti

Jean Ziegler ishte intelektuali më i njohur zviceran në botë dhe socialisti mbase më i angazhuar për lirinë e pavarësinë e Kosovës

Momenti
Published: June 10, 2026

Sociologu i famshëm zviceran Jean Ziegler, i cili ishte mik me Jean-Paul Sartre, Simone de Beauvoir dhe Che Guevarën, vdiq në Gjenevë në moshën 92-vjeçare.

Një ndër punët e tij ishte edhe kjo: të merrte pjesë në demonstrata të shqiptarëve në Gjenevë për lirinë e Kosovës dhe të mbante fjalime kundër Sllobodan Millosheviqit.

Your browser does not support the video tag.

Jean Ziegler ishte përherë i mllefosur. Edhe atë ditë në fund të viteve 1990, kur doli para mijëra shqiptarëve, të cilët ishin mbledhur përballë selisë së OKB-së në Gjenevë, sociologu i famshëm zviceran shfryu tërë zemërimin kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe inkurajoi demonstruesit se liria e Kosovës nuk mund të pengohej.

Xhafer Shatri, një aktivist i ngahershëm për çlirimin e Kosovës, i cili jeton prej dekadash në Gjenevë, e përkujton Zieglerin me këto fjalë: «Në shumë manifestime që janë mbajtur në favor të Kosovës, Jean Ziegler ka marrë pjesë bashkë me ne. Shpesh e ka marrë fjalën dhe na ka mbështetur, pa asnjë ekuivok dhe disa dekada rresht. Ishte mik i vërtetë i Kosovës. Dhe i jemi mirënjohës sa të jetë jeta».

Ziegler ishte majtist, socialist i përbetuar, kritik i globalizmit, figurë shumë e popullarizuar në Afrikë dhe në Amerikën Latine, por, për dallim nga shumë bashkëmendimtarë ideologjikë, ai mbështeti intervenimin e NATO-s në Kosovë më 1999 me argumentin se e drejta ndërkombëtare pa mundësinë e sanksionimit është jorelevante.

Jean Ziegler ishte intelektuali më i njohur zviceran në botë. Ai ishte mik me Jean-Paul Sartre, Simone de Beauvoir dhe Che Guevarën. Mbi të gjitha ai ishte kritik i madh i kapitalizmit. Zvicrën e quante një «Disneyland i dominuar nga bankat dhe banditët». Përbuzte «grabitqarët, keqbërësit dhe mashtruesit», si dhe «etjen për fitim» dhe qeveritë perëndimore që financonin «kleptokratët» në Afrikë e gjetiu.

Në një tekst përkujtimor gazeta zvicerane «Neue Zürcher Zeitung» shkruan: «Jean Ziegler kishte dinjitet, stil dhe hijeshi – dhe humor gjithashtu. Fytyra e tij e rrumbullakët pas syzeve me kornizë të trashë, gjermanishtja e ngrohtë e Bernit dhe madje edhe akcenti i tij zvicerano-gjerman kur fliste frëngjisht, shprehnin ndjeshmëri dhe kënaqësi me vetveten».

Ziegler studioi drejtësi në Bern dhe Gjenevë, por për të Zvicra ishte e ngushtë. Donte të shihte botën. I vazhdoi studimet për sociologji në Paris dhe New York, pastaj filloi të ligjërojë në Gjenevë. U lind më 19 prill 1934 si Hans Ziegler në Thun, një qytet i bukur pranë liqenit me të njëjtin emër në kantonin e Bernit.

Partia e tij Socialdemokrate shkroi në një përkujtim: «Ai ishte një figurë e shquar e së majtës zvicerane dhe përfaqësoi Partinë Socialdemokrate e Zvicrës gjatë shtatë mandateve në Parlamentin Federal në Bern. Gjatë gjithë jetës së tij, ai luftoi pa u lodhur për vlerat e socialdemokracisë dhe të solidaritetit ndërkombëtar».

Në librat e tij të shumta denoncoi padrejtësitë në këtë botë. U angazhua përherë për refugjatë dhe përherë kundër urisë. Në vrull e sipër nganjëherë i ngatërroi faktet dhe u përball me kundërshtarët e tij madje edhe në gjykata. Edhe kur humbte, nuk dorëzohej. Nacionalistët zviceranë e quajtën ndotës të atdheut, por kjo vetëm sa e forconte bindjen e tij se ishte në rrugë të drejtë.

Nuk ishte i pagabueshëm. Shpesh i duhej shumë kohë për t’u distancuar nga disa politikanë, të cilët i shihte vetëm si socialistë, duke injoruar faktin se ishin edhe autokratë. Muamar al-Gadafi i ndau një çmim për të drejtat e njeriut. Ziegler e refuzoi. Korporatat i përçmonte si «kryqtare të kapitalizmit», bankierët si «kapitalistë kazinoje» dhe parajsat fiskale si «shtete të ndyra».

Në Brazzaville, kryeqytetin e Republikës së Kongos, punoi për OKB-në (siç do të punonte edhe më vonë). Ndonëse vendi kishte shumë pasuri, ai pothuajse s’përfitonte asgjë. Pasurinë dhe paratë i grabisnin të pushtetshmit, mes tyre edhe perëndimorët. Në Kongo Ziegler mori këtë vendim: «Nuk dua të jem kurrë më në anën e xhelatëve».

Në shënjestër të tij gati përherë ishte Zvicra, vendi i tij i lindjes. Më saktë: tabelë qitjeje ishin bankat, të cilat, sipas tij, pranonin para nga tregtia me drogë dhe të tjera para nga keqpërdorimet fiskale. Në sytë e tij Zvicra s’ishte e pastër si bora. Ajo vetëm pastronte para më pastër.

Jean Ziegler e jetoi jetën me gëzim – përkundër betejave të tij kundër sferave të zymta. Në librin e tij «Der schmale Grat der Hoffnung» («Krahu i ngushtë i shpresës») shkroi: «Vdekja është skandal! Por ajo i jep edhe jetës veçantinë e saj. Asnjë moment nuk do të kthehet», tha ai në një intervistë me gazetën «Tages-Anzeiger».

Motoja e jetës së tij ndoshta është kjo: «Vetëm revolucionarët e lumtur janë revolucionarë të mirë». Jean Ziegler vdiq më 10 qershor 2026 në Gjenevë./Telegrafi.

You Might Also Like

Vriten me armë zjarri babë e bir në Dukagjin të Shkodrës
Të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për viktima
Vdekjet dhe aksidentet në KEK, sindikalistët mblidhen urgjentisht
Gati pesë vjet pas tragjedisë, sot shapllet vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Java e fundit e gushtit me vapë, temperatura deri në 36°C

LEXO GJITHASHTU

Ky vend dëshiron të anëtarësohet në BE për shkak të Trump: Nëse ai merr Groenlandën, ne jemi të radhës
Ky vend dëshiron të anëtarësohet në BE për shkak të Trump: Nëse ai merr Groenlandën, ne jemi të radhës
Lajme
Raportohet për të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për viktima
Raportohet për të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për viktima
Lajme
Irani kundërpërgjigjet ndaj Trumpit: Kalifornia shpallet “territor i ri” i Iranit
Irani kundërpërgjigjet ndaj Trumpit: Kalifornia shpallet “territor i ri” i Iranit
Lajme
Edhe kjo javë e nxehtë në Kosovë, temperaturat deri në 36 gradë
Edhe kjo javë e nxehtë në Kosovë, temperaturat deri në 36 gradë
Lajme
Ukrainasit sulmojnë përsëri Rusinë, godasin të njëjtin objektiv për natën e tretë
Ukrainasit sulmojnë përsëri Rusinë, godasin të njëjtin objektiv për natën e tretë
Lajme

You Might Also Like

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
TOP Momenti

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri

August 24, 2026
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
TOP Momenti

Ndërron jetë aktorja Bunny Levine

August 24, 2026
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
TOP Momenti

Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës

August 24, 2026
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
TOP Momenti

Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?