By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IPK gjatë gushtit pranoi 281 ankesa, 206 prej tyre për shkelje disiplinore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IPK gjatë gushtit pranoi 281 ankesa, 206 prej tyre për shkelje disiplinore
TOP Momenti

IPK gjatë gushtit pranoi 281 ankesa, 206 prej tyre për shkelje disiplinore

Momenti
Published: September 5, 2026

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar përmbledhjen mujore të aktiviteteve për muajin gusht 2026, duke raportuar gjithsej 281 ankesa të menaxhuara gjatë këtij muaji.

Sipas të dhënave të IPK-së, nga gjithsej 281 ankesa, 206 janë përfunduar, ndërsa 75 raste janë përcjellë për trajtim të mëtejmë në Departamentin e Hetimeve.

IPK-ja bën të ditur se gjatë gushtit janë menaxhuar mesatarisht 70 ankesa në javë, apo rreth 9 ankesa në ditë.

Your browser does not support the video tag.

Në kuadër të aktiviteteve hetimore, gjatë këtij muaji janë evidentuar 5 kallëzime penale të parashtruara në Prokurorinë e Shtetit, 2 raporte për vepra të parashtruara në Prokurori dhe 9 raporte informuese.

Po ashtu, 32 raste janë proceduar në DHB, DPP-K dhe Arkivën e IPK-së, ndërsa janë dhënë edhe 6 rekomandime për suspendim dhe janë evidentuar 2 raste të tjera.

Katër inspektime në Policinë e Kosovës

Gjatë gushtit, IPK ka zhvilluar edhe aktivitete në fushën e inspektimit, me fokus në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, procedurave dhe standardeve profesionale në Policinë e Kosovës.

Inspektimet e zhvilluara përfshijnë menaxhimin e Qendrës së Ndalimit në Stacionin Policor të Rahovecit, kompensimet për orë shtesë gjatë rrugëtimit në punë, vlerësimin e performancës së stacioneve policore, si dhe trajtimin dhe efikasitetin e hetimit të rasteve të vjedhjeve në Han të Elezit.

Dy prej këtyre inspektimeve kanë përfunduar dhe janë në statusin final, ndërsa dy të tjera vazhdojnë të jenë në proces.

IPK-ja thekson se përmes këtyre aktiviteteve synon të forcojë llogaridhënien, efikasitetin dhe respektimin e standardeve profesionale në Policinë e Kosovës.

source

You Might Also Like

Hasanpapaj: Afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit janë shkelur, por institucionet duhet të formohen
Hoti kujton Marrëveshjen e Uashingtonit: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim euroatlantik
Xani: Kushtetua e Kosovës është bërë “llom”
Hasanpapaj: Bekim Sejdiu është dashur të bëhet president i Kosovës
Policia e banorët e Ferizajt vazhdojnë kërkimet për Hamëz Ismailin

LEXO GJITHASHTU

Pacolli: Gjashtë gurthyes kapen duke operuar kundërligjshëm
Pacolli: Gjashtë gurthyes kapen duke operuar kundërligjshëm
TOP Momenti
“Kosova po shkon sërish në zgjedhje”, Skënder Musa vlerëson se nuk mund të arrihet marrëveshje për  presidentin
“Kosova po shkon sërish në zgjedhje”, Skënder Musa vlerëson se nuk mund të arrihet marrëveshje për presidentin
TOP Momenti
Fatmir Çollaku: Zhvillimet e fundit kanë irrituar thellë palën e “rebelëve” në LDK, kjo parti është përçarë
Fatmir Çollaku: Zhvillimet e fundit kanë irrituar thellë palën e “rebelëve” në LDK, kjo parti është përçarë
TOP Momenti
Himara në flakë, digjen 2 banesa, banorët kërkojnë ndihmë
Himara në flakë, digjen 2 banesa, banorët kërkojnë ndihmë
TOP Momenti
Vdes një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet
Vdes një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet
Lajme

You Might Also Like

Zjarri në Himarë, turistët mblidhen në breg të detit për t’u larguar nga flakët
TOP Momenti

Zjarri në Himarë, turistët mblidhen në breg të detit për t’u larguar nga flakët

September 4, 2026
Situatë kritike nga flakët në Levan, Çako: Të shpëtojmë jetët e njerëzve
TOP Momenti

Situatë kritike nga flakët në Levan, Çako: Të shpëtojmë jetët e njerëzve

September 4, 2026
​Dhjetë vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës, koncert solemn në Katedralen e Prishtinës
TOP Momenti

​Dhjetë vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës, koncert solemn në Katedralen e Prishtinës

September 4, 2026
Privohet nga liria 34 vjeçari nga Kërçova, kërkohej me urdhër-arrest
TOP Momenti

Privohet nga liria 34 vjeçari nga Kërçova, kërkohej me urdhër-arrest

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?