By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Interkoneksioni 400 kV drejt vënies në funksion, Maqedonia dhe Shqipëria afrohen në rrjetin energjetik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Interkoneksioni 400 kV drejt vënies në funksion, Maqedonia dhe Shqipëria afrohen në rrjetin energjetik
TOP Momenti

Interkoneksioni 400 kV drejt vënies në funksion, Maqedonia dhe Shqipëria afrohen në rrjetin energjetik

Momenti
Published: July 25, 2026

Interkoneksioni energjetik 400 kV (kilovolt) mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sipas drejtori të MEPSO-s Burim Latifi, po hyn në fazën përfundimtare të realizimit. Punimet në nënstacionin 400 kV në Ohër, sipas tij, kanë avancuar drejt përfundimit, ndërsa pas instalimit të pajisjeve primare dhe sekondare kanë nisur testimet operative dhe funksionale.

Pas inspektimit të punimeve, Latifi tha se këto janë hapat e fundit para vënies në funksion të nënstacionit, i cili është pjesë e projektit për lidhjen e sistemeve elektroenergjetike mes dy vendeve.

Your browser does not support the video tag.

“Njëkohësisht, po përparojnë edhe punimet në linjën e transmetimit 400 kV Manastir-Elbasan. Ka nisur montimi i shtyllave të para, disa prej të cilave tashmë janë ngritur, ndërsa puna vazhdon intensivisht edhe në lokacionet e tjera përgjatë trasesë. Ky progres dëshmon përkushtimin tonë për realizimin e projektit sipas afateve të planifikuara”, tha Burim Latifi, Drejtor i SHA MEPSO.
Për këtë u lëvduan edhe nga VLEN, duke thënë se projekti është pjesë e vizionit strategjik për zhvillimin e Korridorit 8, jo vetëm si korridor rrugor dhe hekurudhor, por edhe si korridor energjetik që lidh Maqedoninë me Shqipërinë dhe më tej me tregun evropian të energjisë.

“Me përfundimin e tij do të krijohet një lidhje e re strategjike energjetike ndërmjet dy vendeve, do të rritet siguria e sistemit të transmetimit, do të zgjerohen kapacitetet ndërkufitare dhe do të përshpejtohet integrimi i tregut rajonal të energjisë. Për VLEN-in, Korridori 8 nuk është vetëm një projekt infrastrukture, por një vizion zhvillimor që afron vendin me rajonin dhe Bashkimin Evropian përmes lidhjeve moderne rrugore, hekurudhore dhe energjetike”, thonë nga VLEN.

Përndryshe, muaj më parë, partia opozitare BDI akuzoi MEPSO-n dhe drejtorin Latifi se kanë vendosur në rrezik projektin e interkoneksionit energjetik me Shqipërinë, duke pretenduar se aktivizimi i garancisë bankare ndaj kompanisë kroate Dalekovod dhe më pas dhënia e një kontrate të re prej 19,3 milionë eurosh për të njëjtën kompani ngre dyshime për vendimmarrje jo profesionale dhe interesa partiake.

You Might Also Like

Gërvalla: Kosova s’mund të sakrifikojë shtetin ligjor për hir të politikave ledhatuese të BE-së
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona, mes tyre dy të mitur
Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës
Pa rezultat përfundon takimi Kurti-Abdixhiku
Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat për situatën nga zjarret: 5 vatra aktive në Shqipëri

LEXO GJITHASHTU

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe
Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe
Lajme
Kurti pret Donjeta Sadikun pas suksesit në Taranto: Medaljen e artë ia dedikoi Kosovës
Kurti pret Donjeta Sadikun pas suksesit në Taranto: Medaljen e artë ia dedikoi Kosovës
Lajme
Nga Markale në Mitrovicë e Podujevë: Krimet ndaj civilëve nuk harrohen, përderisa në Serbi glorifikimi i Mlladiqit vazhdon
Nga Markale në Mitrovicë e Podujevë: Krimet ndaj civilëve nuk harrohen, përderisa në Serbi glorifikimi i Mlladiqit vazhdon
Lajme
Mozzik i bashkohet “Marshit për Liri”, nga Tirana shpërndan mesazhin “Kosova po pret”
Mozzik i bashkohet “Marshit për Liri”, nga Tirana shpërndan mesazhin “Kosova po pret”
Lajme
Mijëra ekstremistë serbë në Bosnjën lindore në rrugë nderuan kriminelin e luftës Ratko Mladiq
Mijëra ekstremistë serbë në Bosnjën lindore në rrugë nderuan kriminelin e luftës Ratko Mladiq
Lajme

You Might Also Like

Çitaku: Mos lejoni që shqiptari ta shohë shqiptarin si armik për shkak të fesë
TOP Momenti

Çitaku: Mos lejoni që shqiptari ta shohë shqiptarin si armik për shkak të fesë

August 29, 2026
Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, flet i afërmi: Jetonin në Itali, kishin ardhur për një dasmë
TOP Momenti

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, flet i afërmi: Jetonin në Itali, kishin ardhur për një dasmë

August 29, 2026
Kurti takohet Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, kemi lajme për ju
TOP Momenti

Kurti takohet Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, kemi lajme për ju

August 29, 2026
Indiania që la Suedinë për Shqipërinë: Atje vendi është më i zhvilluar, por njerëzit janë shumë të ashpër
TOP Momenti

Indiania që la Suedinë për Shqipërinë: Atje vendi është më i zhvilluar, por njerëzit janë shumë të ashpër

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?