Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Obiliqit, pasi gjatë inspektimit janë evidentuar parregullsi në masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas Inspektoratit, në objekt nuk ishin marrë masat e nevojshme për krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Për këtë arsye, është nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara.
Inspektorati Qendror i Punës ka bërë thirrje që punëdhënësit të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.
The post Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Obiliq, u evidentuan parregullsi në masat për sigurinë dhe shëndetin në punë appeared first on Gazeta Express.

