By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Muja: Sektori i qumështit po përballet me presione nga jashtë, dyshohet zëvendësimi i yndyrave shtazore me ato bimore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Muja: Sektori i qumështit po përballet me presione nga jashtë, dyshohet zëvendësimi i yndyrave shtazore me ato bimore
Lajme

Muja: Sektori i qumështit po përballet me presione nga jashtë, dyshohet zëvendësimi i yndyrave shtazore me ato bimore

Momenti
SHARE

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka deklaruar se sektori i qumështit në Kosovë po përballet me presione të jashtme, ndërsa ka ngritur dyshime se yndyrat shtazore po zëvendësohen me yndyra bimore dhe qumësht pluhur, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për media të mbajtur pas protestës së fermerëve të Drenasit, të cilët derdhën qumështin në kanal si shenjë revolte ndaj uljes së çmimit të blerjes, Muja tha se institucionet kanë identifikuar zhvillime shqetësuese në treg.

“Sektori i qumështit është duke u përballur me presione të jashtme. Zakonisht tendenca është për ta ndryshuar përbërjen yndyrore, yndyrat shtazore me yndyrat bimore. Ajo çfarë më herët është nxjerrë nga qumështi për të prodhuar yndyrë shtazore, ka një tendencë që ajo të zëvendësohet me yndyrë bimore, me vaj palme edhe me qumësht pluhur”, deklaroi Muja.

Ai tha se të dhënat e institucioneve tregojnë rritje të importit të qumështit pluhur, duke e lidhur këtë me rënien e fuqisë blerëse ndaj fermerëve vendorë.

“Importi i qumështit pluhur është rritë korrespodent me rënien e fuqisë blerëse të fermerëve”, u shpreh ai.

Fermerët kanë protestuar një ditë më parë duke thënë se çmimi i qumështit është ulur nga 48 centë në 27 deri në 30 centë për litër, gjë që sipas tyre po e bën të pamundur mbijetesën e prodhimit vendor.

Muja tha se pretendimet se ulja e çmimeve lidhet me importin nuk mbështeten në të dhëna.

“Deklarata ose pretendimi nuk nxjerr të jetë i bazuar në të dhëna. Në fakt është e kundërta, çmimi i qumështit që vjen nga importi në muajt e fundit vetëm është rritur”, deklaroi ai.

Sipas tij, analiza e të dhënave tregon se ka pasur ulje të koordinuar të çmimit që u paguhet fermerëve.

“Ajo çfarë kemi gjetur është që çmimi për litër në fermë ka qenë një moment vendimtar në nëntor të vitit 2024, kur unë gjykoj që ka pasë një ulje të koordinuar të çmimit që i paguhet fermerëve”, tha Muja.

Ai shtoi se konsumatorët nuk kanë përfituar ulje të çmimeve në treg, ndonëse fermerët po paguhen më pak.

“Kostoja ka shkuar te fermeri, por marzha ka shkuar te përpunuesit e qumështit edhe te supermarketet”, deklaroi Muja.

source

You Might Also Like

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës
Rama: Shqipëria më afër se kurrë me BE-në, negociatat në fazë të avancuar
Maliqi: Pas zgjedhjeve me shumë gjasë do të vijnë në një situatë ku do të ketë nevojë për konsensus
Der Spiegel: Shërbimet sekrete në Gjermani zbulojnë operacione sabotazhi dhe atentatesh të lidhura me Rusinë
Me rritjen e çmimeve të karburantit, edhe Cozy Coupe "vjen me karikues elektrik"
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Bes Kallaku po vjen me këngë të re
Lajme

Bes Kallaku po vjen me këngë të re

Momenti
Momenti
May 10, 2026
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane zgjodhi Kryesinë e re
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
Vjosa Osmani prezanton Visar Xanin: Shërbimin publik e sheh si detyrim ndaj qytetarëve
Skandal juridik në Ballkan: Bosnja liron pas ekstradimit një të dyshuar për krim të organizuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?