By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane zgjodhi Kryesinë e re
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane zgjodhi Kryesinë e re
Lajme

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane zgjodhi Kryesinë e re

Momenti
SHARE

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re që do ta udhëheqë organizatën në mandatin e ardhshëm.

Sipas njoftimit, Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i UNION der albanischen und deutschen Unternehmen in Deutschland e.V. u mbajt më 9 maj 2026 në Düsseldorf të Gjermanisë, ku anëtarët, pas një procesi të cilësuar si demokratik dhe transparent, votuan për përbërjen e re drejtuese.


Kryesia e re përbëhet nga:

  • Zenun Krasniqi – Kryetar i Kryesisë
  • Afrim Osmanaj – Nënkryetar
  • Faton Shehu – Nënkryetar
  • Irfan Purçuku – Sekretar i Përgjithshëm
  • Shkëndije Pacolli – Anëtare
  • Burim Kuraja – Anëtar
  • Irfan Tërnava – Anëtar

Në Kuvend u shpreh mirënjohje për Kryetarin e deritanishëm, Nazmi Viqa, si dhe për udhëheqjen dhe anëtarët e Kryesisë së kaluar, për kontributin e tyre në konsolidimin e strukturave organizative, zgjerimin e rrjetit të anëtarëve dhe forcimin e rolit të Unionit si platformë për përfaqësimin e interesave të bizneseve shqiptaro-gjermane.

Po ashtu, falënderim i veçantë iu shpreh bankës OneFor, sponsorit gjeneral të takimit, për mbështetjen në organizimin e Kuvendit.

Kryetari i ri, Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin dhe theksoi se mandati i tij do të karakterizohet nga transparenca, bashkëpunimi dhe përkushtimi. Ai nënvizoi se prioritetet e Kryesisë së re do të jenë forcimi i bashkëpunimit ndërmjet bizneseve, mbështetja e sipërmarrësve të rinj, krijimi i mundësive të reja për zhvillim dhe përfaqësimi më i fuqishëm i interesave të përbashkëta të komunitetit të biznesit shqiptaro-gjerman.

Sipas njoftimit, Kryesia e re synon të intensifikojë aktivitetet e rrjetëzimit, promovimit të investimeve, avancimit të partneriteteve strategjike dhe krijimit të urave të reja të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe trojeve shqiptare.

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane vlerësohet si një nga platformat kryesore të organizimit dhe përfaqësimit të bizneseve shqiptare në Gjermani, duke synuar fuqizimin e sipërmarrjes dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

source

You Might Also Like

MISS PRISHTINA 2026- ARGJENDA BERBATOVCI, FLET PA DOREZA
Der Spiegel: Shërbimet sekrete në Gjermani zbulojnë operacione sabotazhi dhe atentatesh të lidhura me Rusinë
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim, mbi 29 mijë kërkesa të pranuara nga KQZ
Trump paralajmëron lëvizje të madhe ushtarake: Trupat amerikane mund të largohen nga Gjermania
Shqiptarja që hyri në listën prestigjioze të ‘Forbes’ mes 30 talenteve botërore
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Trepça – Bashkimi, nesër fillon seria finale në basketbollin kosovar
Lajme

Trepça – Bashkimi, nesër fillon seria finale në basketbollin kosovar

Momenti
Momenti
May 10, 2026
Vuçiq sulmon Marta Kos para vizitës në Kosovë: Nuk flas me ata që i duan të keqen Serbisë
Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave për krime lufte, caktohet seanca për 1 korrik
Policia në kërkim të mjetit me simbole naziste në Tiranë, si u zbulua nga autoritetet e huaja
Trump paralajmëron lëvizje të madhe ushtarake: Trupat amerikane mund të largohen nga Gjermania
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?