Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj asaj që e ka quajtur “sulm i organizuar kibernetik” dhe “fushatë e koordinuar e manipulimit digjital” kundër komunikimit publik të kryetarit të saj dhe thirrjeve për Tubimin e Bashkimit.
Në reagimin për media, LDK pretendon se brenda pak minutash mijëra profile të dyshimta dhe llogari të automatizuara kanë ndërhyrë në mënyrë tësinkronizuar në rrjetet sociale, me synim deformimin e perceptimit publik dhe uljen artificiale të besueshmërisë së komunikimit politik.Sipas LDK-së, këto veprime synojnë krijimin e një atmosfere refuzimi dhe polarizimi në opinionin publik, ndërsa paralajmëron se manipulimi digjital dhe propaganda e organizuar mund të jenë pjesë e strategjive të ardhshme zgjedhore.
“Ky nuk është më një garë normale politike. Kjo është një përpjekje për ta zëvendësuar debatin demokratik me operacione psikologjike e propagandistike në hapësirën digjitale”, thuhet në reagim.



