Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se Rrustem Mustafa, do të jetë kandidat për deputet i PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Mustafa ka dalë me një postim duke thënë se kjo parti ‘’mundet bashkë’’, dhe se, Kosova ka nevojë për normalitet, institucione funksionale dhe bashkim në ndërtim e integrim.
Ai ka shkruar se PDK është gati për ndryshimin që e meriton çdo qytetar.
‘‘PDK mundet bashkë
Kosova ka nevojë për normalitet institucione funksionale dhe bashkim në ndërtim e integrim. Duhet ti largojmë nga politika ata që mbajnë vendin në tension përçarje dhe paaftësi.
Është koha për përgjegjësi stabilitet dhe shtet që ecën përpara. Ne jemi gati për ndryshimin që meriton çdo qytetar.
PDK mundet Bashkë!’’, ka shkruar Mustafa.



