Elijona ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj në Turqi, duke marrë menjëherë vëmendje në rrjetet sociale.
Ish-banorja e Big Brother Kosova është shfaqur mjaft në formë teksa pozonte pranë detit, nën atmosferën tropikale të resortit ku po kalon ditët e saj të pushimit.
Në fotografinë e publikuar, Elijona kishte veshur bikini të zeza minimaliste, të kombinuara me pantallona të bardha verore, ndërsa flokët e lagura dhe grimi natyral i jepnin një pamje mjaft fresh dhe verore.

Pamja e saj u komplimentua edhe nga aksesorët e thjeshtë, duke e lënë në fokus linjën trupore dhe stilin elegant, teksa fansat nuk kursyen komentet pozitive për paraqitjen e saj.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë u raportua se Elijona dhe Klodi ishin përfshirë në një aksident me makinë në Prishtinë, ndërsa fatmirësisht dyshja nuk pësuan lëndime. /Telegrafi/







