By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Fushatë manipuluese", LDK: Po tentohet deformimi i perceptimit publik përmes profileve të rreme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Fushatë manipuluese", LDK: Po tentohet deformimi i perceptimit publik përmes profileve të rreme
Lajme

“Fushatë manipuluese", LDK: Po tentohet deformimi i perceptimit publik përmes profileve të rreme

Momenti
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur shqetësimin e saj për, siç e quan, një “sulm të organizuar kibernetik” dhe një “fushatë të koordinuar të manipulimit digjital” që, sipas partisë, është drejtuar ndaj komunikimit publik të Kryetarit të LDK-së dhe thirrjes së tij për “Tubimin e Bashkimit”.

Sipas LDK-së, brenda pak minutash mijëra profile të dyshimta dhe llogari të automatizuara kanë ndërhyrë në mënyrë të sinkronizuar në platformat sociale, me synimin për të deformuar perceptimin publik, për të ulur artificialisht besueshmërinë e komunikimit politik dhe për të krijuar një atmosferë të rreme refuzimi dhe polarizimi.

LDK u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të vetëdijshëm se, sipas saj, manipulimi digjital dhe propaganda e organizuar mund të jenë ndër strategjitë kryesore në fushatën e ardhshme zgjedhore, duke paralajmëruar për “ndërhyrje hibride” në opinionin publik.

“Kjo nuk është më një garë normale politike. Kjo është një përpjekje për ta zëvendësuar debatin demokratik me operacione psikologjike e propagandistike në hapësirën digjitale”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Partia ka dënuar ashpër çdo ndërhyrje të tillë, duke theksuar se “vullneti qytetar nuk mund të manipulohet” nga profile të rreme, rrjete anonime apo mekanizma propagande.

Në fund, LDK ka ritheksuar se Kosova ka nevojë për zgjedhje të lira, debat të ndershëm dhe standard demokratik, e jo, siç është shprehur, për “luftë hibride kundër mendimit të lirë dhe organizimit politik opozitar”./Telegrafi.

source

You Might Also Like

Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit
Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve
Vjosa Osmani prezanton Visar Xanin: Shërbimin publik e sheh si detyrim ndaj qytetarëve
Fëmija qan kur i afrohet një i panjohur? Kjo mund të tregojë zhvillim të shëndetshëm
Reshitaj tregon pse u rreshtua afër Osmanit: Ishte vazhdimësi e bindjeve të mia politike
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Aksident fatal në Gjirin e Lalëzit, humb jetën 57-vjeçari – dy shoferët rezultojnë të dehur
Lajme

Aksident fatal në Gjirin e Lalëzit, humb jetën 57-vjeçari – dy shoferët rezultojnë të dehur

Momenti
Momenti
May 10, 2026
LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’
Qeveria gjermane refuzon të japë informata mbi turizmin e snajperëve në Sarajevë
Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?