Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës së bashku me të propozuarën e këtij subjekti politik për president, Vjosa Osmani sot do të mbajnë një tubim.
Kjo është bërë e ditur nga vet Abdixhiku, duke njoftuar se tubimi që e quajti “tubimi i bashkimit”, do të mbahet me fillim nga ora 18:00.
Ai, dje pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, njoftoi se Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së, dhe kandidate për presidente, ndërsa ai vet do të jetë kandidat për kryeministër, për zgjedhjet e 7 qershorit.



