Juventusi është rikthyer të fitoret në Serie A.
“Zonja e Vjetër” triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Juventusit, në kuadër të javës së 36-të në elitën e futbollit italian.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi qysh në minutën e parë kur Dusan Vlahovic realizoi, shkruan Gazeta Express.
Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë tek në minutën e 83-të të takimit.
Ylli kosovar e pati një rast të mirë shënimi, por nuk arriti të realizojë.
Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 68 pikëve në vendin e tretë.
Në anën tjetër, Lecce mbetet me 32 pikë në vendin e 17-të dhe ende nuk e ka siguruar mbijetesën në ligën elitare të Italisë.
The post Juventusi fiton ndaj Lecces, shumë pak minuta për Zhegrovën appeared first on Gazeta Express.



