Një metodë e thjeshtë ujitjeje ndihmon bimën të marrë vetëm sasinë e ujit që i nevojitet, pa e lagur tepër dheun dhe pa dëmtuar gjethetA e dini cila është mënyra më e mirë për t’i ujitur bimët? Një adhurues i madh i bimëve së fundmi ka treguar se si bima mund të marrë sasinë optimale të ujit dhe si mund të mbrohen ato bimë që nuk e pëlqejnë ujin në gjethe.Brad Canning ka zbuluar se një nga mënyrat më të mira për ujitjen e bimëve në shtëpi është metoda “nga poshtë lart”.Ky dizajner grafik 29-vjeçar dhe adhurues i bimëve nga Australia ka publikuar një video ku “ujit” një bimë në vazo duke e hedhur ujin në pjatën e poshtme të vazos, e jo drejtpërdrejt mbi bimë.Kjo metodë e thjeshtë quhet “ujitje nga poshtë” dhe konsiderohet mënyrë më e barabartë e ujitjes, sepse e nxit rrënjën të rritet drejt ujit dhe të forcohet.Në këtë rast, bimët thithin vetëm sasinë e ujit që u nevojitet, pa u mbingarkuar dheu me lagështi. Shumë persona pohojnë se kjo metodë mund të ndihmojë edhe në parandalimin e mushkonjave, të cilat shpesh shfaqen kur bimët ujiten tepër, transmeton Telegrafi. @brad bottom watering. have you ever tried it? 🤔🪴 #bottomwatering #planttok #planthacks #indoorplants #wateringplants #howto ♬ Calm LoFi song(882353) – S_R Si bëhet ujitja nga poshtë?“Ujitja nga poshtë. A keni dëgjuar ndonjëherë për të? Kjo ndodh kur i merrni bimët, i vendosni në ujë dhe kështu i ‘ujitni’”, ka thënë Brad në video.“Është shumë e thjeshtë: merrni një enë me ujë dhe vendoseni bimën në të. Vetëm kujdesuni që ena të mos jetë e mbushur plot me ujë. Ka disa arsye pse duhet ta bëni këtë. Disa bimë, në fakt, nuk e duan ujin në gjethe, ndërsa me ujitjen nga poshtë ato marrin vetëm atë që u nevojitet. Uji përthithet dhe arrin në hapësirat e vogla të dheut dhe te rrënjët”, ka shpjeguar ai.Ai sugjeron që bima të lihet në enën me ujë rreth 10 minuta.“Do ta kuptoni se bima është ujitur mirë kur, pas një kohe, dheu në sipërfaqe bëhet i lagësht. Ndonjëherë kjo mënyrë ujitjeje mund të zgjasë pak më shumë, por filloni me 10 minuta. Nëse e mbani bimën shumë gjatë në ujë, rrënjët mund të kalben, prandaj mbajeni aty vetëm derisa të ndieni lagështi në pjesën e sipërme të dheut”, ka thënë Brad.Provojeni, nuk tingëllon aspak keq. /Telegrafi/


