By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IKD: Programi për kryerësit e dhunës ndaj grave ende nuk është funksionalizuar plotësisht dhe mbetet në baza vullnetare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IKD: Programi për kryerësit e dhunës ndaj grave ende nuk është funksionalizuar plotësisht dhe mbetet në baza vullnetare
TOP Momenti

IKD: Programi për kryerësit e dhunës ndaj grave ende nuk është funksionalizuar plotësisht dhe mbetet në baza vullnetare

Momenti
Published: June 19, 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), organizuan tryezë me rastin e publikimit të raportit të IKD-së “Zbatimi i Programit Kombëtar për Kryerësit e Dhunës ndaj Grave në Kosovë (Analizë e kornizës ligjore, praktikës gjyqësore dhe zbatimit institucional)”.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në këtë tryezë diskutimi morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave vendore e ndërkombëtare, duke reflektuar rëndësinë dhe karakterin ndërinstitucional të temës së trajtuar.

Your browser does not support the video tag.

“Të pranishëm ishin përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK), Akademia e Drejtësisë, Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave (ZMNV), strehimoret për viktimat e dhunës, Institucioni i Avokatit të Popullit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-i, UNMIK-u dhe KFOR-i, si dhe avokatë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se në fjalën hyrëse, Adelina Berisha, Drejtore e Programit për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës, theksoi se trajtimi i dhunës ndaj grave nuk duhet të fokusohet vetëm në reagimin emergjent dhe ndjekjen penale, por edhe në shërbimet për viktimat dhe rehabilitimin e kryerësve me qëllim të parandalimit të përsëritjes së dhunës.

Your browser does not support the video tag.

“Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, shprehu keqardhje për mungesën e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë në këtë tryezë, duke vlerësuar se kjo nuk reflekton nivelin e duhur të angazhimit institucional ndaj trajtimit të dhunës në familje”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se gjetjet e raportit u prezantuan nga Arrita Rezniqi, hulumtuese e lartë në IKD, e cila theksoi se megjithëse Kosova ka krijuar bazën e nevojshme për rehabilitimin e kryerësve të dhunës ndaj grave, Programi Kombëtar ende nuk është funksionalizuar plotësisht.

“Sipas saj, programi vazhdon të zbatohet kryesisht mbi baza vullnetare, ndërsa në asnjë nga 50 aktgjykimet e analizuara gjykatat nuk kanë urdhëruar pjesëmarrjen e kryerësve në programe rehabilituese. Rezniqi theksoi se Programi aktualisht zbatohet vetëm në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ndërsa ende nuk është funksionalizuar në Shërbimin Sprovues të Kosovës, duke kufizuar qasjen e kryerësve në këtë ndërhyrje rehabilituese. Ajo shtoi se raporti evidenton mangësi në kornizën ligjore dhe institucionale, përfshirë mungesën e një akti nënligjor që do të rregullonte organizimin, standardet, monitorimin dhe vlerësimin e Programit”.

Rezniqi po ashtu theksoi se raporti ka identifikuar mospërputhje ndërmjet të dhënave të institucioneve lidhur me numrin e pjesëmarrësve në Program, gjë që krijon paqartësi në vlerësimin e rezultateve reale. Megjithatë, ajo nënvizoi se gjetjet tregojnë edhe zhvillime inkurajuese, pasi pjesëmarrësit kanë demonstruar rritje të vetëdijesimit për sjelljet e tyre, marrje më të madhe të përgjegjësisë dhe reduktim të disa formave të sjelljes abuzive, duke dëshmuar potencialin e Programit. Njëkohësisht, ajo ngriti shqetësimin se vlerësimi i rezultateve aktualisht mbështetet kryesisht në vetëvlerësimin e kryerësve dhe perceptimet e lehtësuesve, pa përfshirë perspektivën e viktimave, gjë që mund të ndikojë në pasqyrimin e plotë të efektivitetit të Programit dhe ndikimit të tij në sigurinë dhe mirëqenien e viktimave.

Duke diskutuar për rëndësinë e Programit Kombëtar, Adelina Berisha nga RrGK theksoi se trajtimi i dhunës ndaj grave nuk duhet të kufizohet vetëm në ndjekjen penale, por duhet të përfshijë edhe rehabilitimin e kryerësve me qëllim të parandalimit të përsëritjes së dhunës.

Në të njëjtën linjë, gjyqtari Albert Haliti vlerësoi raportin e IKD-së si një kontribut të rëndësishëm për llogaridhënien dhe transparencën në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se gjetjet e raportit tregojnë ngecje në zbatimin e Programit Kombëtar për Kryerësit e Dhunës ndaj Grave. Ai tha se, pavarësisht sfidave me të cilat përballet sistemi gjyqësor, përfshirë mungesën e stafit dhe burimeve, të dhënat e raportit nuk mund të arsyetohen. Haliti theksoi se Kodi Penal ofron mekanizmat e nevojshëm për rehabilitimin e kryerësve dhe parandalimin e përsëritjes së dhunës, ndërsa u pajtua me rekomandimet e raportit, duke vlerësuar se detyrimet e parapara në nenin 56 të Kodit Penal duhet të bëhen pjesë e praktikës gjyqësore dhe se nevojiten më shumë trajnime për gjyqtarët lidhur me zbatimin e këtyre masave.

Sa i përket zbatimit praktik të Programit, Trëndelina Qorraj nga Shërbimi Korrektues i Kosovës bëri të ditur se janë ndërmarrë hapa për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe se aktualisht 17 zyrtarë janë certifikuar për zbatimin e tij. Ndërkaq, Fusharza Kelmendi nga Shërbimi Sprovues i Kosovës theksoi se programi ende nuk është funksionalizuar në këtë institucion për shkak të sfidave buxhetore dhe operative, duke nënvizuar nevojën për një rol më aktiv të gjykatave në përcaktimin e detyrimeve që lidhen me trajtimin e kryerësve. /Telegrafi/

You Might Also Like

Qeveria në detyrë miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe krijimin e “Fondit të Konfiskimit”
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë, alarm i kuq në 25 qytete
Ylli i Fenerbahçes fjalë të mëdha për Muriqin: Do t’i shënojë mbi 20 gola
​250 vjet të Pavarësisë së SHBA-së, Prattipati: Amerika qëndron përkrah Kosovës
Normalizohen marrëdhëniet mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

You Might Also Like

Detajet e fundit: Pse u vra imami i fshatit Zlipotok?
TOP Momenti

Detajet e fundit: Pse u vra imami i fshatit Zlipotok?

June 30, 2026
Dita e 31-të: Qytetarët mbi 12 orë protestë, pas Kuvendit tensione edhe përpara Kryeministrisë
TOP Momenti

Dita e 31-të: Qytetarët mbi 12 orë protestë, pas Kuvendit tensione edhe përpara Kryeministrisë

June 30, 2026
Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së
TOP Momenti

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së

June 30, 2026
KPK-ja prezanton progresin e reformave prokuroriale para delegacionit të BE-së
TOP Momenti

KPK-ja prezanton progresin e reformave prokuroriale para delegacionit të BE-së

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?