By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Igballe Huduti shpallet person “non-grata” në Shqipëri për 15 vjet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Igballe Huduti shpallet person “non-grata” në Shqipëri për 15 vjet
TOP Momenti

Igballe Huduti shpallet person “non-grata” në Shqipëri për 15 vjet

Momenti
Published: June 25, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Igballe Huduti (Berisha).

Mësohet se motivi i këtij vendimi bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.

Your browser does not support the video tag.

Igballe Huduti pjesë e protestave në Shqipëri, Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinejadin e Iranit

Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Kujtojmë që Igballe Huduti (Berisha) njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të Ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Po kështu është shfaqur publikisht krah ish-presidentit të Iranit, Mahmud Ahmandinexhad.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë ditës së sotme edhe kryeministri Edi Rama pati një reagim ndaj saj, lidhur me përfshirjen në protestat në Tiranë.

“Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, shkruante kryeministri. /TVKlan/

You Might Also Like

Snopçe: Kur do të ndryshohen emrat e mbetur nga ish-Jugosllavia?
Ekuadori dhe Curaça synojnë kalimin e grupit
Kush avancon nga Grupi D
Vinicius Juniori hesht kritikët
Mexhiti: Deri në fundjavë pritet të kemi pasqyrë të qartë për rikonstruimin e Qeverisë

You Might Also Like

Japonia dhe Suedia në Teksas për finalen e Grupit F
TOP Momenti

Japonia dhe Suedia në Teksas për finalen e Grupit F

June 25, 2026
Kthimi i shumëpritur i Neymarit
TOP Momenti

Kthimi i shumëpritur i Neymarit

June 25, 2026
Turqia kërkon përsëritjen e ndeshjes me Paraguain
TOP Momenti

Turqia kërkon përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

June 25, 2026
Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin dypalësh dhe mbajnë konsultime politike në Vjenë
TOP Momenti

Kosova dhe Austria thellojnë bashkëpunimin dypalësh dhe mbajnë konsultime politike në Vjenë

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?