By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: I dyshuari vetplagoset në prani të policisë, në rast e përfshirë një zyrtare policore [video]
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
I dyshuari vetplagoset në prani të policisë, në rast e përfshirë një zyrtare policore [video]
TOP Momenti

I dyshuari vetplagoset në prani të policisë, në rast e përfshirë një zyrtare policore [video]

Momenti
Published: June 25, 2026









Një rast i rëndë ka ndodhur më datën 11 qershor në Lipjan. Brenda një lokali policët shkuan për ta arrestuar një të dyshuar në kërkim. Ky i fundit në prani të policisë e nxori revolen dhe shtiu drejt vetes. Në këtë rast u përfshi edhe një zyrtare policore.

Your browser does not support the video tag.


Një telefonatë në stacionin policor të Lipjanit i solli pesë policë. Kjo pasi brenda këtij lokali, u pa një person në kërkim nga organet e rendit.


E më të arritur këtu zyrtarët policorë fillimisht i kërkuan dokumentet e identifikimit.


Mësohet se K.G. u tha atyre se nuk i kishte me vete.


Në këtë formë, për disa minuta, zyrtarët policorë biseduan me personin e dyshuar.


Siç shihet edhe në videon që e ka siguruar Tëvë1, K.G. dyshohet se u kërkoi policëve ta telefonojë dikë nga anëtarët e familjes.


Por në vend të telefonit i dyshuari e nxjerr revolen, më të cilën shtie drejt vetes.


E në këtë moment ndërhyjnë policët, të cilët për momentin arrijnë ta shmangin më të keqen.


Pavarësisht kësaj, Tëvë1 mëson se K.G. arriti ta plagosë rëndë vetën në nofull, ndërsa për gjendjen e tij, të mërkurën nuk kanë kthyer përgjigje nga QKUK-ja.


Por si erdhi deri te rasti?


Tëvë1 mëson se e përfshirë në këtë rast dyshohet të jetë edhe një zyrtare policore, e cila është personi që i njoftoi kolegët për vendndodhjen e të dyshuarit.


“Më datë 11.06.2026 rreth orës 21:15 më ka kontaktuar numri 04******* të cilin nuk e kam njohur, ia kam dërguar një pikëpyetje në mesazh dhe më ka shkruar se jam K. Të njëjtin e kam bllokuar menjëherë pasi që i njëjti për një kohë më ka përndjekur dhe me datë 06.06.2026 në Stacionin Policor Qendra kam shkuar dhe e kam raportuar në lidhje me shqetësimet që mi ka bërë i njëjti, sot gjatë ditës hetuesi B.M. më ka kontaktuar dhe më ka kërkuar që ta identifikojë të njëjtin pasi që e kishte gjetur në sistemet e policisë ku të njëjtin e kam identifikuar përmes fotografisë dhe jam njoftuar se i njëjti është recidivist i disa veprave penale dhe ka urdhëresë për vuajtje të dënimit prej 50 ditë për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’, gjë të cilën s’kam pasuar njohuri deri më sot”, njofton Policia e Kosovës.


Zyrtarja, emër i njohur për redaksinë, ka shpjeguar se si njëjti kishte vazhduar sërish ta kontaktojë.


“Pasi që e kam marr telefonatën dhe mesazhin kam njoftuar hetuesin që i njëjti po më kontakton pra dhe më ka udhëzuar që në rast se e shoh ta informojë Policinë menjëherë, në rrjetin Whatsapp prapë më ka kontaktuar një numër tjetër i panjohur 04*******, ja kam dërguar një pikëpyetje të njëjtit dhe i njëjti ma dërgon një fotografi selfie të tij e cila mund të shihet vetëm një herë dhe ma shkruan se jam në Lipjan, kur e kam hapur fotografinë e kam njohur ambientin që është në Restaurantin M**** dhe kam kontaktuar policin A.B ku të njëjtin e kam njoftuar se një person me urdhëresë për vuajte të dënimit me 50 ditë burg për ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe që kërkohet nga Hetimet gjendet në këtë restorant dhe policët menjëherë iu kanë përgjigjur këtij njoftimi tim dhe unë jam larguar nga stacioni”, sqaron ajo.


Për sjelljen e policëve të pranishëm në vendngjarje është pyetur në Inspektoratin Policor të Kosovës.


Këta të fundit e konfirmuan rastin, por që nuk dhanë detaje shtesë, nëse është intervistuar edhe zyrtarja policore e përfshirë në rast.


“Duke iu referuar kërkesës suaj, IPK-ja ju konfirmon se është duke hetuar këtë rast. Për shkak të integritetit të procesit hetimor në këtë fazë nuk mund të jepen detaje shtesë”, ka bërë të ditur IPK-ja për Tëvë1.


Ndryshe, rasti është paraqitur edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, i cili është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.



source

You Might Also Like

Vdes një foshnje në Mitrovicë, trupi i pajetë dërgohet për autopsi
Dy grabitje në Prishtinë, njëra në një market – tjetra në një pikë të derivateve
“Po filtrohen emrat”, Kërçeli për presidentin: Java tjetër mund të na gjejë me seancë të re
Moti në Shqipëri, vende-vende shi e shtrëngata
Sot mbahet Provimi i Maturës, rreth 5 mijë kandidatë i nënshtrohen testit

LEXO GJITHASHTU

Marshi  i 12 shtatorit para vendimit të Hagës, Nagavci: Duhet të jemi unik
Marshi i 12 shtatorit para vendimit të Hagës, Nagavci: Duhet të jemi unik
Lajme
Pse vizita e Zelenskyt në Beograd nuk e afron Serbinë me Perëndimin
Pse vizita e Zelenskyt në Beograd nuk e afron Serbinë me Perëndimin
TOP Momenti
Moti sot, mundësi për reshje shiu, erëra e shkarkime rrufesh
Moti sot, mundësi për reshje shiu, erëra e shkarkime rrufesh
TOP Momenti
Sot mbahet provimi i Maturës
Sot mbahet provimi i Maturës
Lajme
Çitaku: Verdikti i Hagës do të ketë pasoja për të ardhmen
Çitaku: Verdikti i Hagës do të ketë pasoja për të ardhmen
Lajme

You Might Also Like

Çitaku shpreson që katërshja e UÇK-së të kthehet e lirë: Verdikti do të ketë pasoja për të ardhmen
TOP Momenti

Çitaku shpreson që katërshja e UÇK-së të kthehet e lirë: Verdikti do të ketë pasoja për të ardhmen

August 29, 2026
VLEN dënon glorifikimin e kriminelëve të luftës
TOP Momenti

VLEN dënon glorifikimin e kriminelëve të luftës

August 29, 2026
Pllana: Medreseja “Alauddin” dhe prof. Naim Tërnava dhanë kontribut të madh për UÇK-në
TOP Momenti

Pllana: Medreseja “Alauddin” dhe prof. Naim Tërnava dhanë kontribut të madh për UÇK-në

August 29, 2026
Papa Leone XIV kërkon rregulla etike për IA-në: Njerëzimi rrezikon të bëhet viktimë e shpikjeve të veta
TOP Momenti

Papa Leone XIV kërkon rregulla etike për IA-në: Njerëzimi rrezikon të bëhet viktimë e shpikjeve të veta

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?