Flamur Hyseni, profesor i së drejtës në emisonin “Kënd i debatit” në Tëvë 1 ka deklaruar se nuk ka një afat të përcaktuar për konstituimin e Kuvendit.
Sipas tij, në situatë normale sot është dashur të përmbyllet i gjithë procesi i konstiutimit të Kuvendit.
“Nuk ka ndonjë afat të përcaktuar në Kushtetut. Në situatë normale sot është dashtur të kryhet të gjith procesi. Në situatë normale është dashur të zgjedhet Kryetari dhe nënkryetari dhe të përmbyllet një proces i till”,tha Hyseni
Ai po ashtu tha se tani nuk mund të dimë se çfarë fakte mund të krijohen nga nesër e tutje.
“Mund të jetë edhe krejt i ndryshëm. Nuk mundemi me ditë çfarë fakte krijohen nga neser e tutje.Mund të jenë krejtë fakte tjera që mund të kriojn krejt fakte tjera. Nuk do të thotë që rasti të jetë i ngjashëm ose identik, që identik nuk mund te ndodh gjasat jane minimale. Por përafersisht i ngjashëm si vitin e kaluar, dhe të respektohet ai aktgjykim ose te kërkohet nga gjykata që të jepet një aktgjykim tjetër për rastin konkret”,tha ai.
Ndonëse sot u bë betimi i deputetëve dhe filloi seanca nga e cila pritej konstituimi i Kuvendit të Kosovës kjo nuk ndodhi për shkak të kërkesës së Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës,Albin Kurti, që seanca të shtyhet.

