Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë dalë të enjten para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që Albin Kurti ta lëshojë zyrën e kryeministrit dhe të kthehet në Kuvend për themelimin e institucioneve.
Deputeti Enver Hoxhaj, tha se situata aktuale është e paprecedentë dhe se Kurti po qëndron në zyrën e kryeministrit pa mandat legjitim.
Sipas tij, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, Kurti është deputet dhe jo kryeministër. Hoxhaj tha se PDK-ja do të ndërmarrë veprime për rikthimin e rendit kushtetues dhe paralajmëroi se vendimet e marra nga Qeveria aktuale do të kundërshtohen edhe përmes rrugëve ligjore.
“Ne nuk kemi gurë, e as gaz për institucionet, të cilat me shumë mund e sakrificë i ka ndërtuar ky popull. Ne, domethënë, ka mundësi për të protestuar, ka mundësi për të shprehur e demonstruar pakënaqësinë, pa qenë i dhunshëm edhe pa qenë banal e vandal”, tha Hoxhaj para mediave.

