Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar masakrën në Abri të Epërme, duke thënë se ajo mbetet një nga ngjarjet më të tmerrshme të luftës në Kosovë.
Hoxhaj ka kujtuar 23 anëtarët e familjes Deliu, të vrarë në këtë masakër, duke theksuar se ata mbeten dëshmi e sakrificës sublime për lirinë e Kosovës.
“Masakra në Abri të Epërme mbetet një nga ngjarjet më të tmerrshme të luftës në Kosovë, ku 23 anëtarë të familjes Deliu u bënë dëshmi e sakrificës sublime për liri”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ai ka thënë se krimi ndaj popullsisë shqiptare të Abrisë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kombëtare.
“Krimi ndaj popullsisë shqiptare të Abrisë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kombëtare, duke mbetur përjetësisht shembull i sakrificës dhe qëndresës, kujtimi i të cilëve do të jetojë gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Hoxhaj.
The post Hoxhaj: Masakra në Abri, një nga ngjarjet më të tmerrshme të luftës në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

