Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, mori pjesë në përmbylljen e “Javës së Gruas”, program që bëri bashkë përfaqësuese e përfaqësues nga institucionet, komunat, partitë politike, shoqëria civile, mediat dhe komunitete të ndryshme.
Haxhiu tha se gratë në Kosovë kanë dëshmuar ndër vite se janë të afta të udhëheqin, të marrin përgjegjësi dhe të kenë sukses në fusha të ndryshme.
Megjithatë, ajo theksoi se shumë gra ende përballen me pabarazi dhe duhet të punojnë më shumë për të marrë të njëjtin vlerësim si burrat.
“Gratë duhet të vlerësohen për punën dhe aftësinë e tyre dhe të kenë të njëjtat mundësi për të marrë përgjegjësi e për të udhëhequr”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se dëshiron të shohë më shumë gra në udhëheqjen e komunave, institucioneve, kompanive dhe në pozita ku merren vendime.
“Sa më shumë gra që përparojnë, aq më shumë përparon edhe shoqëria jonë”, përfundoi Haxhiu.
The post Haxhiu në “Javën e Gruas”: Sa më shumë gra që përparojnë, aq më shumë përparon edhe shoqëria jonë appeared first on Gazeta Express.

