Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen tradicionale të organizuar nga Lëvizja vetëvendosje për bashkatdhetarët që kanë ardhur në Kosovë.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes pati mundësinë të takohej dhe të bisedonte me mërgimtarët, duke i falënderuar për kontributin e tyre të vazhdueshëm për vendin.
Sipas saj, mërgata mbetet pjesë e pandashme e zhvillimit dhe suksesit të Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen që bashkatdhetarët i japin vendit.
“Mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj. Kosova ju pret gjithmonë me zemër të hapur”, ka shkruar Haxhiu. /Zëri

